Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Lundroni virtualisht në gjirin lindor të Amerikës, zbuloni perlat e fshehura

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Lundroni virtualisht në gjirin lindor të Amerikës, zbuloni perlat e fshehura

Rreth 400 vjet më parë, eksploruesi anglez, Kapiteni John Smith lundroi nëpër gjirin e Çesapikut në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, që njihet si pellgu më i madh ujor i vendit ku uji i ëmbël nga lumenjtë dhe rrjedhat përzihet me ujin e kripur të oqeanit. Ai përpiloi hartat e gjirit dhe lumejve që derdheshin në të. Tani vizitorët mund të realizojnë një udhëtim virtual në 11 nga këta lumenj. Gazetarja Deborah Block lundroi nëpër lumin Patuxent me një barkë të vogël të pajisur me aparate fotografike dhe kompiuter për të parë si realizohet projekti i realitetit virtual:

Në lumin Patuxent në Meriland, një ndër lumenjtë që derdhen në Çesapik, kjo barkë është projektuar dhe ndërtuar nga Ryan Abrahamsen ((Abra-HAM-sen)), themelues i kompanisë “Terrain 360”. I frymëzuar nga programi “Google Street View” që ofron pamje reale të rrugëve në qytete, Abrahamsen ka krijuar një tur virtual të lumenjve siç shihen gjatë udhëtimit me barkë. Procesi është mjaft i komplikuar:

“Kemi montuar gjashtë aparate fotografike, një ndjesor për dritën dhe një mjet orientimi fizik GPS. Në pjesën e poshtme kemi një kompiuter me ekran të ndritshëm që kontrollohet me prekje të ekranit. Aparatet fotografike komandohen nga kompiuteri, i cili gjithashtu regjistron të dhënat dhe pamjet, GPS-s merr koordinatat, regjistrohet presioni atmosferik, lagështia dhe temperatura”.

Gjatë lundrimit, lentet me rreze të gjerë fotografojnë çdo 12 metra. Për të krijuar pamjet me rezolucion të lartë që ofrojnë imazhin panoramik të lundrimit, duhen qindra mijëra fotografi.

Sot, Abrahamsen i shton hartës së lumit Patuxent 200 mijë fotografi të reja nga një liman ku ai ka kapur shumë detaje të ndryshme

Udhëtimi virtual në 11 lumejtë e gjirit të Çesapikut financohet nga shoqata ambjentaliste “Chesapeake Conservancy” dhe mund të shihet në faqen e tyre elektronike chesapeakeconservancy.org:

“Donim të ofronim për publikun informacion dhe frymëzim që të dalin e t’i vizitojnë lumenjtë, të eksplorojnë gjirin e Çesapikut që pastaj të duan ta mbrojnë atë,” thotë presidenti i shoqatës, Joel Dunn.

Abrahamsen thotë se vizitat virtuale tregojnë bukurinë e lumenjve, por shpalosin edhe problemet mjedisore.

“Brigjet janë dëmtuar nga erozioni, ka ndotje, shihen derdhjet e ujit nga qytetet, shihen goma makinash. Publiku sheh gjëra që duhet të pastrohen, sheh nevojën për t’u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, për ekosistemin e lumenjve”.

Lumenj si Patuxent dhe të tjerë që derdhen në gjirin e Çesapikut ndodhen fare pranë qyteteve të mëdha si Uashingtoni dhe Baltimore dhe janë një mundësi për banorët e këtyre qyteteve që të shijojnë këtë bukuri të natyrës, transmeton voa.

“Njerëzve mund t’u shërbejë udhëtimi virtual nga shtëpia apo zyra për të planifikuar një udhëtim real. Por mund ta vizitojnë faqen edhe kur janë duke lundruar apo kudo tjetër,” thotë presidenti i shoqatës “Chesapeake Conservancy”.

Këta lumenj janë pjesë e turneut “Harta Historike e Kapitenit John Smith,” i pari tur historik në Shtetet e Bashkuara që zhvillohet plotësisht në rrugë ujore.

Tags: Amerikëse fshehuragjirinLindorLundroniPerlatvirtualishtZbuloni

TË LIDHURA

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore
Kuriozitete

Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore

10:58 | 23/09/2025
Next Post
Zlatan Ibrahimoviç ka falimentuar, ja sa ka humbur gjiganti suedez

Zlatan Ibrahimoviç ka falimentuar, ja sa ka humbur gjiganti suedez

Çadra natyrore e PD-së rikthen në lojë opozitën

Perez i “xhindosur”, ja çfarë bën frenuar largimin e Modriç

Perez i “xhindosur”, ja çfarë bën frenuar largimin e Modriç

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes
Aktualitet

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

by mirseda
11:03 | 01/10/2025
0

Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ngjarjen kriminale, ku një...

Osmani udhëton në Danimarkë, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Europian

Osmani udhëton në Danimarkë, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Europian

11:00 | 01/10/2025
Sekuestrohet në Tiranë ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë euro, pronari e kishte regjistruar në emër të…

Sekuestrohet në Tiranë ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë euro, pronari e kishte regjistruar në emër të…

10:42 | 01/10/2025
Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim me Begajn

Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim me Begajn

09:51 | 01/10/2025
Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

09:36 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com