Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Lulzim Basha ashpërson gjuhën: Do asgjësojmë ata që shtrijnë drogën drejt fëmijëve

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lulzim Basha ashpërson gjuhën: Do asgjësojmë ata që shtrijnë drogën drejt fëmijëve

Kreu i Partisë Demokratike, po mban një fjalim në “Çadrën e Lirisë”, ku premtoi se droga do të marrë fund në Republikën e Re.

Teksa akuzoi Ramën se e ka lënë shtetin në dorë të kriminelëve, Basha premtoi se Republika e Vjetër do bjerë dhe se Republika e Re do të marrë masa të ashpra ndaj atyre që kultivojnë dhe tregtojnë drogën.

“Policia e Republikës së Re do marrë të gjitha veprimet ndaj atyre që shtrijnë drogën drejt fëmijëve, njësoj si ata që shtrijnë pistoletën drejt tyre. Do t’ju asgjësojmë!”, tha Basha ndër të tjera.

Gjithashtu, Basha premtoi se pagat e mësuesve do të rriten, pensioni minimal do të jetë 250 mijë lekë të vjetra dhe se shteti do të mbështesë familjet me ndihmë ekonomike.

FJALA E BASHËS:

Miqtë tanë të nderuar, publicistët, opinionistët, nënat që folën këtu, studentet, trajtuan shqetësimin e madh kombëtar të një Shqipëria pa zgjedhje. Ju të rinj që nuk dini çfarë do të thotë votim monist, do të thotë të mos kesh mundësi të zgjedhësh. Ky është plani kriminal i Ramës. Kur ne u ngritëm më 18 shkurt dhe ia dogjëm këtë plan ogurzi, tani plani i tij është të shkojë në zgjedhje me një koalicion sharlatan. Rama ka disa ditë që flet për destabilizimin e Shqipërisë. Në fakt Rama e destabilizioi Shqipërinë me themel në këto 4 vite me drejtorë kriminelë, me doganierë kriminelë. Kush i solli kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë? Kush i solli kriminelët në krye të Bashkisë, në krye të institucioneve, kush e mbolli Shqipërinë me drogë nga jugu në veri?

Edi Rama me ushtrinë e tij të krimit! I solli kriminelët, e mbushi Shqipërinë me drogë, prishi çdo palë zgjedhje që nga Korça.

Edi Rama u filmua duke shpërndarë para për votat. E mbani mend në 2015 si e vonoi ligjin për dekriminalizimin? Unë kam krenari kur pi kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij, ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin!

Kur OSBE ODIHR tha se me këto zgjedhje ka shkatërruar besimin e shqiptarëve, çfarë bëri? E mbushi Shqipërinë me drogë sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ky është plani, këtë ka bërë 4 vite me radhë. E ka destabilizuar Shqipërinë, ka rrënuar shëndetësinë, e ka çuar dekada prapa arsimin. Ky vend sot nuk kontrollon dot as kufijtë, as territorin sepse janë nën kontrollin e krimit të organizuar të policisë së shtetit, e cila është zgjatim i kriminelëve që pasurohet duke shtypur shqiptarët. Këta janë faktorët e destabilizimit. Nuk ka nevojë asnjë kundërshtar i Shqipërisë të fusë duart se të gjitha të zezat ia bën Edi Rama nga A-ja tek ZH-ja. Investimi i vetëm i atyre që nuk duan Shqipërinë është të mbajnë Ramën në pushtet se kështu ia bëjnë gropën asaj. Ky nuk mund të jetë kurrë fati i Shqipërisë dhe as i shqiptarëve. Kjo histori mbyllet përfundimisht më 18 qershor.

Shteti është në dorë të kriminelëve, qytetarët janë në dëshpërim dhe pasiguri totale. Droga sheshit jo vetëm iu shitet, por edhe iu ofrohet fëmijëve 11 vjeç nëpër shkolla. Ky nuk e sheh krimin, ky sheh vetëm opozitën si armik dhe çdo qytetar që është ngritur për zgjedhje të lira, e shan ose e kërcënon.

Kjo nuk është parullë politike. A e mbani mend si erdhi me premtimin për 300 mijë vende të reja pune? A flet më për vende pune? Jo, sepse me politikat e tij falimentoi mijëra biznese të vogla. Rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës. Asnjë investim, asnjë km rrugë, rrugët që i gjeti të  papërfunduara, i la ashtu. Paratë i bëri rrush e kumbulla.

Shqiptarët gërmojnë nëpër xhepa qindarkën e fundit, për të ushqyer fëmijët, për të arsimuar fëmijët sepse gjithçka u bëmë e shtrenjtë me Ramën në krye. Rama e ka destabilizuar Shqipërinë me themel. E vetmja shpresë jeni ju, është kjo lëvizje popullore, është ky bashkim shqiptarësh i pathyeshëm!

Në këtë gjendje të mjerë, ai e di fare mirë se nuk ka asnjë fabul ta shpëtojë para shqiptarëve. Ai ka shpikur armikun dhe fushatën moniste për 18 qershorin do ta bëjë me armikun e shpikur. Ai e di se çfarë e gjen atë me një drejtësi vërtet të pavarur, me një Vetting që nuk e kontrollon ai me Xhafën. E di mirë se çfarë e pret nga drejtësia e pavarur njeriun që ngriti drogën në  këto vite. Plani i tij është ti shmangë të dyja: zgjedhjet dhe reformën në drejtësi.

Sovrani të cilin e ke përjashtuar, por para të cilëve do japësh llogari shumë shpejt, është populli shqiptar.

Republika e Re nuk është ideja e Lul Bashës, është thirrja e kohës. Ju luftuat dhe sollët lirinë, por demokracinë reale, atë pjesëmarrëse, jo përfaqësuese, atë nuk e kemi pasur asnjë ditë. Kjo është ëndrra e brezit të ri, më shumë se ëndërr është ultimatum. Fundi i Republikës së Vjetër po afron. Republikën e Re mban një premtim: resurset e shqiptarëve, taksat e tyre, të administrohen në transparencë vetëm për shqiptarët. Koncesionet do të marrin fund që në orën e parë të Republikës së Re.

Pensionistët do të kenë pensionin minimal 250 mijë lekë në muaj. Ky është premtimi i Republikës së Re për çdo pensionist.

Çdokush që meriton ndihmë ekonomike, do ta ketë shtetin në krah. Policia e Republikës së Re do marrë të gjitha veprimet ndaj atyre që shtrijnë drogën drejt fëmijëve, njësoj si ata që shtrijnë pistoletën drejt tyre. Do t’ju asgjësojmë! /Tirana Today

Tags: cadra e liriselulzim basha

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Maqedoni, Xhaferi takon ambasadorin e SHBA-së dhe të Francës

Maqedoni, Xhaferi takon ambasadorin e SHBA-së dhe të Francës

Ja pse dështoi miratimi i projektligjit të demarkacionit

Ja pse dështoi miratimi i projektligjit të demarkacionit

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com