Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Luli ia ka futur sërish gjumit, tani të presim shtatorin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Luli ia ka futur sërish gjumit, tani të presim shtatorin

Nga Andi Bushati/Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi se mos etiketohen si armiq të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Herë publikisht dhe herë nën zë, ato po deklarojnë se do të zbehin aksionin dhe do të moderojnë gjuhën deri në ditën e shumëpritur të fund qershorit.

Ato po demonstrojnë një frikë të papërligjur se mos kryeministri që i ka vizatuar si “shqiptarë që shajnë vendin në anglisht”, lë mbi ta barrën e dështimit të përparimit drejt Evropës.

Në fakt, po ta shohësh me qetësi, nuk ka asgjë të keqe nëse tamtamet dhe daullet që frymëzohen nga “qytetari dixhital” vendosin t’i lënë të qeta për pak kohë veshët e shqiptarëve. Në një mjedis të ndotur nga omniprezenca e politikës, një pauzë është gjithnjë e mirëpritur.

Por, problemi i këtij pakti mossulmimi deri në mbledhjen e krerëve të vendeve anëtare të BE-së, më shumë sesa me Brukselin ka të bëjë me kalendarin. Nëse PD dhe LSI vendosin të “heshtin” deri në fund të këtij muaji, thatësira e tyre rrezikon të vazhdojë shumë më gjatë.

Cilido që të jetë vendimi për Shqipërinë në 28 qershor, atëherë shqiptarët do të jenë përfshirë nga ethet e kampionatit botëror. Pothuajse në gjithë qytetet e vendit, në freskinë e saporënë të mbrëmjes, shumë tifozë të sportit më të ndjekur në botë, përpara një gote birre, do të bëjnë tifo dhe do të vënë loto për gladiatorët që po shkojnë drejt fazës vendimtare të “Rusia 2018”.

Kur kjo festë të mbarojë, do të ketë trokitur mesi i korrikut dhe një pjesë tjetër e popullit do të bëhet gati për pushimet verore. Parlamenti do të mbyllet, mediat do të përgjysmojnë stafet e tyre, Monika do të hapë dyert e vilës në Gjirin e Lalëzit dhe Luli do të niset drejt Holandës.

Pra, një shikim i beftë i axhendës politike të bën të mendosh se opozita mund të zgjohet vetëm në shtator për të hapur një sezon elektoral që do të kulmojë me zgjedhjet vendore.

Edhe këtu nuk ka ndonjë shqetësim. Askush nuk humbet nëse kuvendi nuk do të na ofrojë për disa javë spektaklin e së enjtes, askush nuk ka pse merakoset se në vend të bluzave kuq e zi shqiptarët do të vishen me ato të Brazilit apo Argjentinës, askush nuk mund t’i kërkojë llogari atyre familjeve që kanë kursyer gjithë vitin për të bërë një javë në plazh duke harruar krimin, drogën dhe koncesionet, por pavarësisht nga këto një dilemë mbetet: Pse kur i dinte të gjitha këto, opozita organizoi në prag të kësaj thatësire mitingun që do rrëzonte Ramën dhe Xhafajn?

Pse kur i kishte bërë llogaritë e datave vendosi të plasi këtë moment dosjen e Babales, që e mbante në sirtar prej disa muajsh? Pse paralajmëroi, kur e dinte se do të heshtte, daljen e disa përgjimeve për ministra të tjerë?

Të gjitha këto pikëpyetje të bëjnë të mendosh ose për një opozitë që nuk di të koordinohet, ose në të kundërt, se ajo nuk ka një strategji afatgjatë.

Cilido që të jetë nga këto dy versione, ai ka një risk të madh. Në shtator kur të rizgjohet, opozita mund të ndeshet me skepticizmin e atyre që ishin mprehur për aksion, apo më keq akoma të akuzohet për një pakt okult përpara 28 qershorit, si ai që Basha i ofroi Ramës në 18 majin e shkuar.

Prandaj sado i rëndë të duket “radikalizimi” para mbledhjes së 28-shes, ku vendoset për fatin e Shqipërisë, ai është ku e ku më i volitshëm për dyshen PD- LSI, sesa gjumi i gjatë tre mujor. Sepse nëse thotë “lamtumirë, shihemi në shtator”, opozita do ta ketë tejet të vështirë ta rizgjojë besimin dhe shpresën e lidhtarëve të saj në vigjilje të sezonit të ri elektoral. (Lapsi.al)

Tags: futurgjumitLulipresimsërishshtatorin

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Kuvendi shqiptar drejt skadencës

Kuvendi shqiptar drejt skadencës

Rama refuzon të lexojë Biblën: Jam me Ramazan! Provokim?

Video/ "Kur do përmbyset Parlamenti?", reagon Rama: O Zot...

Lobimi për negociatat, Rama dërgon ministren në Gjermani

Lobimi për negociatat, Rama dërgon ministren në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

by mirseda
12:18 | 25/10/2025
0

Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9...

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

10:37 | 25/10/2025
SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

SHBA dërgoi aeroplanmbajtësen në Karaibe, Maduro akuzon: Amerika po sajon luftë të re!

08:25 | 25/10/2025
U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

U lirua gabimisht nga burgu, autoritetet britanike në kërkim të azilkërkuesit etiopian

08:22 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com