Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Luhatje e pashpresë, euro zhytet në krizë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Luhatje e pashpresë, euro zhytet në krizë

Monedha europiane euro edhe pse ishte parashikuar që do ngjiste trajektoren e rritjes së saj, situata është sërish e papërshtatshme. Duket se politikat shtrënguese të Bankës së Shqipërisë po mbajnë me “fre” monedhën e përbashkët europiane euro. Euro ka shënuar sërish rënie përkundrejt lekut në tregun vendas për të dytën ditë radhazi.

Një euro këmbehej sot në treg me 130.44 lekë, apo 0.69 pikë më pak se një ditë më parë. Sipas aktorëve kryesorë të tregut kjo rënie e njëpasnjëshme e euros shpjegohet me efektin sustë, ku niveli i kursit të këmbimit po merr pozicionin e mëparshëm, pas rritjes së fortë që e çoi brenda pak ditësh monedhën e përbashkët nga 129 lekë në 132 lekë.

Ekspertët shpjegojnë se euro vijon të mbetet e dobët në tregun e brendshëm si rrjedhojë e ofertës së lartë, e cila vjen nga kanalet informale, konvertimet e bizneseve për të paguar taksat, transaksionet e shtuara në tregun e pasurive të paluajtshme, ku blerjet kryhen me euro dhe më pas ndërtuesit e konvertojnë në lekë, orientimin e disa transaksioneve drejt lekut, duke shtuar ofertën në valutë, konvertimet e atyre që kanë euro në shtëpi, që nxituan t’i kthejnë në lekë nga frika se mos monedha e përbashkët binte më tej, orientimin e investimeve drejt lekut, që nënkupton konvertimin e eurove etj.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në zhvlerësimin e ditës së premte është fundjava. Për shkak të festës së Pashkëve, bankat e nivelit të dytë do të jenë të mbyllura gjatë tri ditëve në vijim dhe kjo ka shtyrë individët që të mbyllin punët (tërheqje, depozitime dhe pagesa) me institucionet financiare gjatë ditës së sotme.

Megjithatë sipas aktorëve të tregut të këmbimit, në zhvlerësimin e euros më shumë po ndikon faktori psikologjik. Për shkak të nënçmimit të monedhës së përbashkët europiane, ka një orientim të individëve drejt kursimeve në lekë. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e publikuar sot nga Banka e Shqipërisë stoku i depozitave në valutë kishte rënë me 47 milionë euro. Kjo është rënia më e madhe mujore që prej majit të vitit 2014.

Në luhatjet e forta të ditëve të fundit, ku euro zbriti në 129 lekë dhe më pas u rrit menjëherë në 132 lekë kanë ndikuar dhe transaksionet e shit-blerjes së bankave. Monitor ka mësuar se së fundi është bërë pagesa për blerjen e NBG, për rreth 25 milionë euro. Leku është forcuar edhe përkundjet dollarit amerikan. Monedha e gjelbër është nënçmuar gjatë ditës së sotme me 105.8 lekë, pas ditësh që ka qenë me rritje të lehtë në tregun vendas-shkruan Monitor.

Në zhvlerësimin e dollarit në tregun vendas ka ndikuar forcimi i monedhës euro në tregjet ndërkombëtare. Nënçmimi i euros në vend dhe forcimi i saj në bursat ndërkombëtare, ka tërhequr në rënie të gjithë shportën e monedhave.

Tags: eurkrizeluhatjepashpresëzhytet

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Modelin e ri Maseratit me 582 kuajfuqi

Modelin e ri Maseratit me 582 kuajfuqi

“Dosja Xibraka”/Ermal Hoxha kërkon “paqen” në Gjykatën e Lartë

“Dosja Xibraka”/Ermal Hoxha kërkon “paqen” në Gjykatën e Lartë

Tiranë/Ndërron jetë agjenti special shqiptar në radhët e FBI-së (Foto)

Tiranë/Ndërron jetë agjenti special shqiptar në radhët e FBI-së (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com