Një ndërtesë në Gaza është shembur gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë nga gazetari i BBC, pasi u godit nga një sulm izraelit.
Reporteri i BBC, Adnan Elbursh dhe ekipi i tij vazhduan transmetimin, duke mos kuptuar se çarë po ndodhte nga mbrapa.
Lufta e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë sot në ditën e gjashtë të saj. Deri më tani, 140 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe 40 fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 950 të tjerë.
Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie edhe këtë të shtunë. Ndërkohë, ndërtesa e medias ndërkombëtare Al Jazeera dhe Agjensia prestigjioze e lajmeve Associated Press janë shkatërruar pak minuta më parë nga një raketë e cila u hodh nga ushtria izraelite.
Ndërtesa u sulmua nga ushtria me raketë, pas paralajmërimit që iu është dhënë pronarit të ndërtesës, duke iu lënë një orë kohë për boshatisjen e ndërtesës.
Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor.
Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste.