E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Luftimet në Gaza/ Shembet ndërtesa gjatë raportimit të gazetarit të BBC

Një ndërtesë në Gaza është shembur gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë nga gazetari i BBC, pasi u godit nga një sulm izraelit.

Reporteri i BBC, Adnan Elbursh dhe ekipi i tij vazhduan transmetimin, duke mos kuptuar se çarë po ndodhte nga mbrapa.

Lufta e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë sot në ditën e gjashtë të saj. Deri më tani, 140 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe 40 fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 950 të tjerë.

Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie edhe këtë të shtunë. Ndërkohë, ndërtesa e medias ndërkombëtare Al Jazeera dhe Agjensia prestigjioze e lajmeve Associated Press janë shkatërruar pak minuta më parë nga një raketë e cila u hodh nga ushtria izraelite.

Ndërtesa u sulmua nga ushtria me raketë, pas paralajmërimit që iu është dhënë pronarit të ndërtesës, duke iu lënë një orë kohë për boshatisjen e ndërtesës.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor.

Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...