E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Britania e shqetësuar për variantin indian të koronavirusit

Britania po dërgon zyrtarë të shëndetit publik, të mbështetur nga ushtria, për të shpërndarë derë më derë teste të koronavirusit në dy qytete të Anglisë veriore, në një përpjekje për të frenuar një variant të virusit që përhapet me shpejtësi e që kërcënon planet për zbutjen e masave.

Rastet e infektimit me një variant të virusit të identifikuar për herë të parë në Indi janë dyfishuar këtë javë.

Këshilltarët shkencorë të qeverisë thonë se varianti ka të ngjarë të jetë më i transmetueshëm sesa varianti mbizotërues në Britaninë e Madhe, megjithëse është i paqartë ritmi i përhapjes.

Kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar se varianti “mund të jetë një pengesë serioze për përparimin e bërë”.

Ai tha se faza tjetër e masave të lehtësimit të bllokimit do të fillonte siç ishte planifikuar të hënën, por paralajmëroi se varianti mund të vonojë planet për heqjen e të gjitha kufizimeve në 21 qershor./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...