Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta ndaj terrorizmit, Erdogan: SHBA aspak bashkëpunuese   

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Lufta ndaj terrorizmit, Erdogan: SHBA aspak bashkëpunuese   

U.S President Donald Trump (L) talks with Turkey's President Recep Tayyip Erdogan as he arrives at the entrance to the West Wing of the White House in Washington, U.S. May 16, 2017. REUTERS/Joshua Roberts - RTX363LC

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në intervistën e dhënë për televizionin portugez RTP tha se mënyra e qasjes që Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndaj organizatës terroriste PYD është shumë e gabuar, raporton Anadolu Agency.

“Oficerët amerikanë bashkëpunojnë me organizatën terroriste PYD dhe kjo është një zgjidhje e gabuar. Për të ardhur  keq, Amerika u ka dhënë arsenale të madha armatimesh”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë rikujtoi se pavarësisht paralajmërimeve të shumta drejtuar presidentit amerikan Donald Trump gjatë vizitës në SHBA, ata ende nuk e njohin PYD/PKK-në si organizata terroriste dhe së bashku kanë hyrë në Rakka.

“Ne themi hajde i luftojmë së bashku terroristët. Por jo të kemi përkrah një organizatë terroriste? A i ka hije një vendi të fuqishëm si SHBA të veprojnë së bashku me një organizatë terroriste? Për ne, kjo është e papranueshme. Por ata e dinë vetë. Neve s’na ka ngelur gjë tjetër veçse t’i urojmë fat. Sigurisht ia kemi bërë të qartë se nëse ndodh provokimi më i vogël kundër vendit tonë, ne do ta bëjmë atë që është e nevojshme, pa informuar apo biseduar me ndokënd”, theksoi Erdogan.

Presidenti Erdogan në këtë intervistë ka folur edhe për marrëdhëniet e vendit të tij me Bashkimin Evropian.

“Nuk ka vend tjetër që ka pritur kaq gjatë në derën e BE-së. Deri më tani janë hapur 14 kapituj dhe është mbyllur vetëm një. Për fat të keq, kjo metodë e BE-së përdoret vetëm në rastin e Turqisë. Turqia është një vend shumë i suksesshëm e cila ka bërë hapa të rëndësishëm, si në aspektin e kritereve të Kopenhagenit po ashtu edhe në kapitujt e tjerë. Ne u kemi thënë vendeve të BE-së hajde të punojmë dhe t’i zgjidhim shpejtë detyrimet tona”.

Ai theksoi se BE nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna, as kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave e as në lidhje me çështjen e refugjatëve.

“Në kampet e refugjatëve në Turqi aktualisht banojnë tre milionë refugjatë nga Siria dhe Iraku. Turqia deri më sot ka ndarë 25 miliardë dollarë për përmbushjen e nevojave të tyre. Për sa i përket kësaj çështjeje, BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë Turqisë. Ata premtuan se deri në korrik të vitit 2016 për refugjatët do të ndanin tre miliardë dollarë, dhe deri në fund të vitit 2016 edhe tre miliardë të tjera. Shuma që kanë ndarë deri më tani është vetëm 725 milionë euro”, nënvizoi Erdoğan.

I pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Trump se “Irani destabilizon Lindjen e Mesme”, Erdogan tha: “Ne duhet të ulemi në tryezë dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për çështjen siriane dhe irakiane. Është e pamundur që pa Iranin të zgjidhet çështja e Irakut. Në negociatat duhet të jetë dhe Irani. Kur është fjala për Sirinë, mungesa e Iranit nuk do të sillte përfitime sepse Irani është duke bashkëpunuar me regjimin. Siria dhe Iraku janë fusha ku është i pranishëm ekspansionizmi sektar iranian, por atë ekspansionizmin sektar, unë e shoh si ekspansionizëm persian dhe më duhet të theksoj se jam kundër saj”, tha presidenti turk.

Duke folur për terrorizmin, Erdogan tha se organizatat terroriste nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin. “ISIS është sigurisht një organizatë terroriste dhe nuk ka të bëjë me Islamin. Al-Kaeda gjithashtu. Rajoni aktualisht është i mbushur me organizata terroriste. Ne si muslimanë jemi kundër të gjitha formave të terrorizmit. Kjo është arsyeja pse ne jemi kundër çdo krahasimi të një muslimani të sinqertë me ndonjë terrorist. Në Evropën e viteve të fundit po artikulohet termi ‘terrorizëm islamik’, të cilin ne nuk mund ta pranojmë si të tillë. Askush nuk ka të drejtë të përdorë këtë term, sepse Islami në rrënjën e fjalës së tij ka paqen, kjo është Fe e paqes”, është shprehur Erdogan.

Tags: erdoganSHBAterrorizmi

TË LIDHURA

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam
Bota

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest
Bota

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

19:37 | 07/11/2025
Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit
Bota

Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

19:10 | 07/11/2025
Next Post
Ruçi reagon pas akuzave të Metës: Mos e politizo sherrin për vijën e ujit

Ruçi: Meta të sillet si president i zgjedhur, jo si kryetar i LSI-së  

Thirrja për policinë, Majko: Rama e kaloi cakun!

Thirrja për policinë, Majko: Rama e kaloi cakun!

Basha vizitë jo zyrtare në Uashington; Kush do ta presë kreun demokrat?

Basha: Rama dhe Meta ta harrojnë bashkëqeverisjen me mua







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com