Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri Zyrën Operacionale të Situatave, ku po diskutohet mbi luftën kundër kanabisit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u bëri apel punonjësve të policisë që të tregohen të pamëshirshëm në luftën kundër kanabisit.
“Drejtuesit e policisë të jenë të pamëshirshëm në këtë mision. Lufta ndaj kanabisit nuk mbyllet menjëherë, kjo luftë ndodh çdo ditë. Të fshijmë njollën që i ka ngelur Shqipërisë”.
Gjithashtu, i pranishëm në këtë takim është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili tha se parashikohen ndëshkime të rënda për punonjësit që kapen në shkelje të ligjit, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Guardia di Finanzia.
“Integriteti i policit është baza ku kemi ngritur punën. Kemi konstatuar efektivë në shkelje të ligjit. Jemi të vendosur të ndëshkojmë secilin prej tyre. Dua të shpreh falënderim për policinë italiane për kontributin që ka dhënë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.