Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe asgjësimin e lëndës narkotike në vend.
Ditën e djeshme, policia e Rrogozhinës ka sekuestruar dhe asgjësuar me anë të djegies 412 rrënjë bimë kanabis.
Bimët narkotike janë gjetur në fshatin Vileboshtovë, afër lumit Shkumbin. Nuk dihen poseduesit e lëndës narkotike, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, më datë 22.08.2017 gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vileboshtovë, Gosë, Rrogozhinë, afër lumit Shkumbin, kanë evidentuar dhe u asgjësuar me anë të djegies 412 rrënjë bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 i Kodit Penal.