Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Lufta Izrael-Palestinë/ Ambasada shqiptare jep të dhëna për shqiptarët

5 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Lufta Izrael-Palestinë/ Ambasada shqiptare jep të dhëna për shqiptarët

Lufta e përshkallëzuar midis Izraelit dhe Palestinës ka hyrë në ditën e tetë të saj, teksa deri më tani raportohet për mbi 200 viktima dhe qindra të plagosur.

Dy ditë më parë, sulmet me raketa në Ramat Gan kaluan shumë pranë ambasadës shqiptare, duke shkaktuar panik te delegacioni ynë. Por, si është situate e atjeshme në lidhje me qytetarër shqiptarë?

Ambasada shqiptare në Izrael, në një reagim për ‘’A2 CNN’’, është shprehur se pavarësisht thirrjeve nga e gjitha bota për armëpushim, lufta është në përshkallëzim e sipër.

Vetëm në 24 orët e fundit, 60 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës, nga Hamas dhe Jihadi Islamik, në drejtim të qyteteve jugore dhe qendrore të Izraelit.

Ambasada informoi se ditën e djeshme, Këshilli i Sigurisë së Izraelit deklaroi se do të vijojë operacionet ushtarake në Gaza deri në shfarosjen e bazave të raketave dhe komandove terroriste të Hamas dhe Jihadit Islamist.

Fatmirësisht, në lidhje me qytetarë shqiptarë në territoret palestineze në Bregun Perëndimor si dhe në Gaza, ambasada deklaroi se nuk ka njoftime për të plagosur apo humbje jete, megjithatë ata janënë kontakte të ngushta me komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael.

Ndër të tjera, ambasada u shpreh delegacioni në Ramat Gan/Tel Aviv, si gjithë trupi diplomatik, ndjek me vëmendje situatën dhe vijon punën në respekt të rregullave dhe protokolleve të sigurisë në Izrael.

Reagimi  i ambasadës shqiptare

Situata në Izrael dhe Gaza, siç e ndiqni gjerësisht në të gjitha mediat botërore është në përshkallëzim e sipër, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për ulje tensionesh dhe qetësim të situatës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit mbi 60 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës, nga Hamas dhe Jihadi Islamik, në drejtim të qyteteve jugore dhe qendrore të Izraelit.

Forcat e Ushtrisë Izraelite/IDF, nga toka dhe nga ajri janë kundërpërgjigjur me sulme të ashpra duke shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit mbi 40 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Po kështu, në fokus të tyre kanë qenë vendstrehimet e udhëheqjes së Hamas dhe Jihadit Islamik, depot e armatimeve, etj. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë bëri të ditur se në kuadër të operacionit “Guardian of the Walls”, ushtria izraelite ka shënjestruar mbi 1000 objektiva të Hamas dhe Jihadid Islami.

Dje, Këshilli i Sigurisë së Izraelit deklaroi se do të vijojë operacionet ushtarake në Gaza deri në shfarosjen e bazave të raketave dhe komandove terroriste të Hamas dhe Jihadit Islamist. Po kështu, Kryeministri Netanyahu konfirmoi një gjë të tillë dhe theksoi se operacionet në kuadër të sigurisë së Izraelit do të marrin kohë, derisa të vendoset siguria e plotë mbi shtetin Izraelit. Vijojnë takimet ndërkombëtare dhe aktoreve rajonale për de-eskalim, ku nënvizohet vizita e Asistentit te Sekretarit Amerikan të Shtetit Hady Amr dhe takimet e tij me zyrtare izraelite dhe te Autoritetit Palestinës si dhe udhëheqës rajonalë arabe.

Në lidhje me qytetarë shqiptarë në territoret palestineze në Bregun Perëndimor si dhe në Gaza, nuk kemi njoftime për të plagosur apo humbje jete. Ndërkohë, Ambasada është në kontakte të ngushta me komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael, duke u qëndruar pranë në këto kohë konflikti të përshkallëzuar dhe u ka bërë thirrje atyre të ndjekin rregullat e sigurisë sipas protokollit të sigurisë civile të shtetit të Izraelit, duke publikuar në rrjetet sociale informacionet përkatëse për situatën në vend.

Gjithashtu jemi në kontakte me studentët shqiptarë në Izrael, të cilët ndodhen në kolegje apo universitete duke i udhëzuar të ndalojnë lëvizjet në jug dhe qendër të Izraelit dhe të ndjekin protokollet e sigurisë, qëndrim në strehimet e tyre në vendndodhjet ku ndodhen.

Qytetarët janë njoftuar për bllokimin e fluturimeve në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, pas njoftimit të Autoritetit civil të Aeroportit për ndalimin e të gjitha fluturimeve hyrëse në Izrael, si dhe funksionimin vetëm në numër të kufizuar të fluturimeve dalëse. Autoritetet izraelite mund të vendosin në çdo moment shtyrjen e fluturimeve dalëse apo ndryshimin e itinerarit të tyre.

Ambasada e Shqipërisë në Ramat Gan/Tel Aviv, si gjithë trupi diplomatik, ndjek me vëmendje situatën dhe vijon punën në respekt të rregullave dhe protokolleve të sigurisë në Izrael.

Për sa më sipër, referojuni gjithashtu njoftimeve në rrjetet tona sociale.

Tags: ambasada shqiptarelufta izrael-palestinete dhena

TË LIDHURA

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë
Bota

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Next Post
Konflikti/ Shqipëria “braktis” Organizatën e Konferencës Islamike për Izraelin

Konflikti/ Shqipëria “braktis” Organizatën e Konferencës Islamike për Izraelin

Administrimi i provave/ KAS jep vendimin për Beratin më 19 maj

Administrimi i provave/ KAS jep vendimin për Beratin më 19 maj

“Berati” në KAS/ Rusmali-Logu, debat për fenomenin e tjetërsimit të votës

“Berati” në KAS/ Rusmali-Logu, debat për fenomenin e tjetërsimit të votës







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

by mirseda
21:55 | 13/02/2026
0

Çarja e argjinaturës së lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë, mbrëmjen e së enjtes ka vënë në...

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com