Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lubonja hedh dritë mbi lëvizjet e Xhafajt dhe të Tahirit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Lubonja hedh dritë mbi lëvizjet e Xhafajt dhe të Tahirit

Nga Fatos Lubonja/ Në shkrimin paraardhës, që merrej me shkaqet e arrestimeve të fundit, kam shprehur idenë se versioni më i besueshëm është ai, sipas të cilit, meqenëse janë kapur me duar në presh, Rama & Co po rreken të bëjnë me këto arrestime një rrugë e dy punë: të lejojnë Prokurorinë të arrestojë peshqit e vegjël për t’u hedhur edhe një herë hi syve ndërkombëtarëve dhe t’i propagandojnë këto arrestime si prova se ata po punojnë kundër krimit dhe të fortëve. E kam lënë megjithatë të hapur reflektimin në fund të shkrimit, duke thënë se duhet të presim se çfarë do të ndodhë më tej për të kuptuar nëse është kështu apo jo.

Ngjarja që ndodhi më tej ishte shumë e fortë: dorëheqja e papritur e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Shkaqet e kësaj dorëheqjeje janë komentuar shumë më tepër sesa arrestimet (duke e lidhur me to, në një mënyrë apo tjetrën, sipas interesave të palëve) edhe për shkak se Xhafaj vetë nuk dha ndonjë motiv të dorëheqjes.

E para gjë që mendoj se duhet thënë është pikërisht se, fakti që Fatmir Xhafaj ka evituar t’ia shpjegojë qartazi publikut (që deklaron se i ka shërbyer) se përse dha dorëheqjen, e ngarkon atë me përgjegjësi të madhe para tij. Kjo sjellje nuk përputhet me idenë e disave se Xhafaj është ndeshur me Ramën si i miri me të keqin. Heshtja e tij është shenjë e komprometimit të tij në të këqijat e mëhershme të Edi Ramës. Kjo heshtje hedh poshtë edhe ndonjë version që ka dalë nga mediat pro qeverisë se Xhafaj iku pasi i tregoi opozitës se ishte i larë dhe i pastër; se këtë e provonin edhe arrestimet e fundit që, sipas këtij varianti, ishin pika kulminante e suksesit në karrierën e tij. Pra, se Xhafaj iku si ata trajnerët që ikin të nesërmen e ditës kur fitojnë kupa të mëdha me skuadrën e tyre. Sikur të ishte kështu, asgjë dhe askush nuk do ta pengonte Xhafajn ta deklaronte hapur këtë gjë. Po ashtu, Xhafaj edhe mund të deklaronte hapur se po ikte për t’i lënë vend një figure të pacenueshme, pasi historia e vëllait të tij ishte një pengesë për ta bërë edhe më të suksesshme luftën e pakompromis të nisur me krimin, siç dyshoj se është versioni që do t’u paraqesë Rama ndërkombëtarëve, por pa ua thënë dot shqiptarëve, duke pasur parasysh fushatën “shpifja”, që ka hapur ai në mbrojtje të ishministrit të tij. Kjo do të ishte pranim i pjesshëm fajësie, por që, po ta bënte Xhafaj, edhe pse lëvizje e vonuar, mund të kapërdihej. Por ai nuk e bëri as këtë, duke na lënë të kuptojmë se nuk është as ky shkaku i dorëheqjes.

Qartazi, heshtja e Xhafajt për motivet e dorëheqjes flet për atë se këto motive nuk mund t’i deklarojë publikisht, pasi ato dëmtojnë rëndë Kryeministrin dhe pushtetin e tij. Ato duhen mbajtur fshehur, siç u mbajtën fshehur edhe shkaqet e largimit të Saimir Tahirit, për të cilin u tha publikisht se po shkonte me një detyrë edhe më të rëndësishme: fushatën elektorale. Dhe këtu duhet vënë në dukje se dorëheqja e Xhafajt nuk është një dëm i vogël, pasi ajo po ndodh në një situatë jashtëzakonisht delikate për Ramën, sepse ajo, direkt dhe indirekt, demaskon strategjinë e tij (deri dje edhe të Xhafajt) për të mohuar lidhjet e PS-së me krimin, duke akuzuar, edhe me ndihmë të Prokurorisë, kundërshtarët “shpifës”. Prandaj, opozita me të drejtë e konsideron këtë dorëheqje si një fitore të saj të madhe.

Pra, për të gjetur shkakun e dorëheqjes së Xhafajt, duhet ngritur pyetja se çfarë mund ta dëmtonte interesin e Edi Ramës më shumë sesa dorëheqja e Xhafajt?

Sot për sot mund të ngrihen dy hipoteza. Njëra do të ishte ajo, sipas së cilës Xhafaj është detyruar të largohet, ashtu si paraardhësi i tij Sajmir Tahiri, pasi Rama ka qenë i informuar dhe paralajmëruar nga ndërkombëtarët apo edhe nga shqiptarë të mirinformuar, se do të shpërthente rreth tij një skandal, i ngjashëm me atë Habilajve që përfshiu Tahirin. Prandaj, si në rastin Tahiri u përdor varianti: në një anë kënaqim ndërkombëtarët duke e larguar dhe në anën tjetër, ndoshta edhe me mirëkuptimin e tyre, mashtrojmë shqiptarët duke thënë se i larguari ka punuar mirë. Ka nga ata që e lidhin këtë skandal hipotetik me konferencën e paralajmëruar për shtyp të Saimir Tahirit dhe të anuluar, kur ky morri vesh se Xhafaj e kishte dhënë dorëheqjen. Këta i mëshojnë idesë se dorëheqja është rezultat i luftës së bandave brenda PS-së dhe kuptohet se bërja publike e kësaj është shumë më e rëndë sesa dorëheqja e Xhafajt. Kuptohet gjithashtu se Xhafaj këtë nuk mund ta deklarojë.

Varianti i dytë është i kundërt me të parin përsa i përket figurës së Xhafajt. Nëse i pari nënkupton një Xhaaj me mëkate më të rënda sesa ato që janë bërë publike lidhur me të vëllain, i dyti nënkupton një Xhafaj që, në ndryshim nga Edi Rama, i njeh disa vija të kuqe që ndërgjegjja dhe detyra nuk ia lejon t’i kalojë. Ky është varianti që Xhafaj, edhe për shkak të premtimeve që u ka dhënë ndërkombëtarëve që ka takuar në muajin tetor, edhe për shkak të fakteve të pakundërshtueshme që kanë dalë, ka ngulmuar që në listën e arrestimeve të fundit duhet të përfshihet edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Kjo mund ta ketë futur në konflikt me Edi Ramën, sepse duke pasur parasysh lidhjet e Ramës me Dakon, ai s’mund ta lejojë kurrsesi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe ky konflikt ka shkaktuar dorëheqjen e Xhafajt. A e kanë rënduar këtë konflikt fyerjet që i ka drejtuar Rama Xhafajt, i mësuar të abuzojë verbalisht me vartësit e tij, siç thonë disa, apo konflikti ka qenë me gjuhë të ftohtë, kjo është dytësore. Kuptohet se edhe bërja publike e këtij konflikti është shumë më me pasoja për Ramën sesa dorëheqja e ndodhur tashmë e Xhafajt. Kuptohet gjithashtu se Xhafaj e ka shumë të vështirë ta bëjë publik këtë konflikt sepse rrezikon shumë.

Me këtë që shkrova deri këtu nuk dua të them se s’ka variant tjetër, por se logjika e zhvillimit të ngjarjeve më çon te këto dy pista. Më mbetet të them se, është detyrë morale politike e Fatmir Xhafajt të na bëjë publik motivin e dorëheqjes së tij, sepse sikurse kuptohet nga sa thashë më sipër, sqarimi i tij është tejet i rëndësishëm për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve që nuk duan që politika të kalojë nga krimi në krim. Por është detyrë edhe e Prokurorisë, sepse kjo ngjarje në një mënyrë apo tjetër nuk mund të ndahet nga dosja e arrestimeve të fundit që flasin qartazi për lidhjet e politikanëve tanë me krimin./PANORAMA/

Tags: dritëhedhLëvizjetlubonjaTahiritXhafajt

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Prova deçizive”, Artan Hoxha zbulon çfarë dorëzoi sot Tahiri te Krimet e Rënda

“Prova deçizive”, Artan Hoxha zbulon çfarë dorëzoi sot Tahiri te Krimet e Rënda

Ronaldo i tregon të gjitha: Ja loja e ‘pistë’ e presidentit që e largoi nga Madridi

Ronaldo i tregon të gjitha: Ja loja e ‘pistë’ e presidentit që e largoi nga Madridi

Deputeti i PD: Lidhja e “tmerrshme” e përgjimeve të Habilajve me Tahirin

Çlirohet Tahiri, Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish-ministrin







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion
Bota

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion

by mirseda
19:04 | 09/04/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s, për situatën në Lindjen e...

Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

18:41 | 09/04/2026
“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

18:24 | 09/04/2026
Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

18:11 | 09/04/2026
“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

18:06 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com