Policia ka ndaluar edhe kushëririn e gjyqtarit, Shkëlqim Miri, i cili dyshohet se ka patur rolin e sekserit
Ndalimi i shtetasit Kujtim Miri është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe tashmë ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Burime të rezervuara nga prokuroria thonë se priten arrestime të tjera.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi në banesë i janë gjetur 300 milionë lekë. Ndalimi i tij, mbrëmjen e djeshme, është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të rënda, nën akuzën e ‘Korrupsionit pasiv’.