Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Luana Vjollca fuqizon financat dhe ndahet nga i dashuri biznesmen

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Luana Vjollca fuqizon financat dhe ndahet nga i dashuri biznesmen

Prej kohësh është përfolur për jetën private të moderatores Luana Vjollca dhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin dhe menaxherin e VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçajn.

Kjo lidhje gjithmonë është munduar që të mbahet e fshehtë nga publiku. Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Luana dhe Krenari janë fotografuar së bashku dhe jo rrallëherë kanë rënë në sy të fansave të tyre, komentet që ai ka bërë në fotot e moderatores seksi.

luana

Tani flitet se mes tyre ka një krizë, ndërsa disa media të Kosovës flasin për ndarje të çiftit pikërisht në momentin kur dukej se lidhja e tyre ishte forcuar më shumë se kurrë. “Intv” zbuloi fillimisht se Luana dhe Krenari kanë fshirë njëri-tjetrin nga “Instagram”-i, rrjeti social ku ishin shumë aktivë pasi shpesh shkëmbenin komente dashurie me njëri-tjetrin.

Krenari e komplimentonte për pamjen, duke i thënë se ndihej krenar për të dhe Luana ia kthente me stilin e saj pak hokatar. Nuk dihet se çfarë ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit, por kujtojmë se pak ditë më parë Luana u shpreh në emisionin e saj se distanca ishte diçka që e bënte të vuante, duke qenë se ajo jeton në Tiranë ku vazhdon karrierën si prezantuese dhe autore e programit “Shiko kush luan” në “Top Channel”.

Ajo foli për distancën e lidhjes, duke e konsideruar realisht një “hall”. Por ditët më të mira me Krenarin, përveç fundjavave në Prishtinë dhe ardhjeve të tij në Tiranë ku qëndronin në shtëpinë e saj me qira pranë zonës “Kodra e Diellit”, ishin edhe pushimet çift në vendet më të bukura të botës. Ndërkaq duket se tashmë që dashuria s’po shkon si duhet, ajo i ka mirë punët me paratë.

luana

Gjendja e saj ekonomike është fuqizuar mjaftueshëm, pasi Luana po përdor të gjitha mënyrat për të qenë një figurë publike që prodhon para me figurën e saj, njësoj si Kim Kardashin, etj.. E pyetur gjatë emisionit të saj, se sa para ka fituar nga muzika dhe koncertet, ajo u përgjigj duke thënë “Shtëpinë e bleva”, duke lënë të kuptohet indirekt se ka fituar milionat, aq sa mund të të duhen për të blerë një apartament.

Nga ana tjetër, përveç punës në televizion dhe muzikës, ajo ka nisur biznesin e shitjes online të modeleve të fustaneve që vesh në ekran. Në fare pak orë “sasia e limituar” e fustaneve siç e cilëson Luana, është shitur në kohë rekord dhe ajo shprehej shumë e emocionuar për biznesin e ri që po i ecën mjaft mirë.

“Jam e habitur dhe më e lumtura nga kërkesat që kanë kaluar pritshmëritë në mënyrë rekord. E bekuar!”, shprehej ajo në një tjetër postim. Kështu, angazhimet e saj shumëplanëshe po mahnisin këdo, duke qenë se ajo suksesin po e përkthen në para e duke u fuqizuar kështu ekonomikisht në një kohë të shkurtër.

luana krenar

SI E KTHEU MUZIKËN NË BIZNES NËN MENAXHIMIN E TË DASHURIT

Vetëm tre muaj më parë Luana Vjollca e mori seriozisht muzikën për të fituar para, ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj i hyri garant zyrtarisht për ta kthyer muzikën në biznes.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi romancën, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e konfirmuan deri diku këtë verë publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh. Luana do të performonte në Ulqin dhe Krenari i komentonte se duhet të njoftonin zjarrfikësit, pasi pritej ta ndizte flakë atmosferën.

As Luana nuk vonoi t’i përgjigjej duke i shkruar: “Thirri ti!” E sipas burimeve pranë çiftit, Vjollca shkoi në këtë koncert e shoqëruar nga dashuri i saj, në pozicionin e menaxherit të saj personal në muzikë, me synimin që jo vetëm të bënte famë si këngëtare, por dhe të fitonte shumë para.

luana2

Ish-i dashuri i Dafina Zeqirit mori përsipër karrierën e Luanës në muzikë, një punë që ai di ta bëjë mirë, duke pasur parasysh menaxhimin e suksesshëm që i bëri ish-të dashurës së tij, Dafinës, disa vite më parë me kthimin e saj nga SHBA. Ndryshe nga historia e tij me Dafinën (që ishte një lidhje e deklaruar publikisht), këtë me Luanën ai nuk e konfirmoi me gojën e e tij apo me anë të fotove së bashku që mund të postonte me dëshirën e tyre.

Ndërkohë, përveç shijimit të lidhjes, të dy kanë pasur si qëllim futjen fuqishëm të Luanës në tregun muzikor për të qenë ajo sa më aktive me koncerte. E mesa duket, këtë verë Luana Vjollca nuk di të ndalet, edhe me publikimet e reja. Kështu, pas bashkëpunimit me këngëtarin shkodran Bujar Qamili, Luana publikoi një video të shkurtër në rrjete sociale, ku lajmëronte për klipin e saj më të ri.

Në këtë video ajo shfaqej nje bionde mjaft seksi, duke u shndërruar në pak kohë në një “sex simbol” që arrin t’i bëjë të gjitha, edhe televizionin, edhe këngën edhe biznesin. Luana, pasi ka nxjerrë disa klipe muzikore dhe pasi ka provuar eksperiencën e koncerteve bashkë me kunatin Getoar Selimi, e ka kuptuar që fitimet më të mëdha dhe karriera në vazhdim mund t’i shkëlqejë në fushën e muzikës.

LUANAA

Historia e Luanës me djalin simpatik dhe të pasur nga Prishtina mund të themi se është ndër më të bujshmet në showbiz. Fillimisht u fotografuan ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë e më pas duke shëtitur në rrugët e Amsterdamit. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare.

Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi u hodhën në 10 korrik të para dy viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini. Më pas, lidhja e tyre vazhdoi intensivisht e shoqëruar shpesh me krisje të herëpashershme. Nuk dihet nëse kjo e fundit është një zënkë apo një ndarje përfundimtare, gjithsesi konfirmimi pritet nga vetë ata.

luana

LUANAALUANA VJOLLCALuana-2luana

Luana

Panorama Plus

Tags: Financatfuqizoni dashuriLuana Vjollcandahet

TË LIDHURA

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
Next Post
Sherri në Astir, dalin pamjet kur goditet me grusht operatori i televizionit

Sherri në Astir, dalin pamjet kur goditet me grusht operatori i televizionit

Arratiset ish-truproja i Berishës, ja drama e madhe e jetës së tij (Foto + Emri)

Arratiset ish-truproja i Berishës, ja drama e madhe e jetës së tij (Foto + Emri)

“Rama po mban të kyçur provën që çon në burg Vangjush Dakon”

“Rama po mban të kyçur provën që çon në burg Vangjush Dakon”

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara
Bota

Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara

by mirseda
13:17 | 14/07/2025
0

Hetimi mbi shkakun e rrëzimit të aeroplanit të Air India në Ahmedabad të Indisë në qershor, është...

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

13:06 | 14/07/2025
‘Furtunë’ në bashkinë e Elbasanit/ Pas mbledhjes, dorëhiqen të gjithë zyrtarët

‘Furtunë’ në bashkinë e Elbasanit/ Pas mbledhjes, dorëhiqen të gjithë zyrtarët

13:03 | 14/07/2025
Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time

Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time

12:51 | 14/07/2025
Dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital 72-vjeçari

Dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital 72-vjeçari

12:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com