Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

LSI: Ti jepet edhe një mundësi opozitës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
LSI: Ti jepet edhe një mundësi opozitës

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se oferta e zv/presidentit të Partisë Popullore Europiane, David McAllister, duhet të ridiskutohet në tryezën e dialogut mazhorancë-opozitë. 

Gjosha tha se opozitës duhet t’i jepet edhe një mundësi tjetër në  mënyrë që ta pranojë ofertën e ndërkombëtarëve dhe të bëhet pjesë e zgjedhjeve.

 “Ajo ofertë duhet të vazhdojë të qëndrojë në tryezën e dialogut. Duhet t’i jepet shansi opozitës që ajo ofertë të jetë aty për t’u diskutuar dhe për t’u pranuar nga opozita, në mënyrë që të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të monitoruara nga të gjitha palët. Sepse zgjedhjet pa opozitën do të sillnin një demokraci edhe më të brishtë sesa deri tani”, u shpreh Gjosha  në “Report Tv”. 

Duke komentuar letrën e komisionerit të BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, Klajda Gjosha tha se ishte një reagim i drejtë, pasi BE bëri gjithçka për zgjidhjen e kësaj situate. 

Znj.Gjosha, jeni surprizuar me letrën e Hahn të cilën Rama e cilësoi të poazakontë?
nuk ishte çështje surprize, por një reagim i ardhur pas disa javësh ku BE tentoi të gjente një zgjidhje mes politikës shqiptare, mes palëve dhe për t’i dhënë një mundësi PS-së për të qenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare. Unë do të thoja që ai ishte një moment i jashtëzakonshëm,që opozita të pranonte ofertën McAllister, një paketë mjaft e plotë. Në këto 27 vite asnjë opozitë nuk ka pasur një ofertë të tillë për të kontrolluar procesin zgjedhor dhe për të pasur një proces zgjedhor demokrat. Është për të ardhur keq që nuk pati një dialog për të pranuar ofertën. Ky ka qenë edhe arsyeja e një reagimi të tillë nga BE, sepse të ofron gjithçka më pas do të ketë edhe reagime. 

Hahn thotë se PD e bëri këtë bojkot për të mos marrë pjesë në zgjedhje…
Nuk e di, nuk mund të prononcohem nëse ka një bojkot të qëllimshëm. Duhet theksuar se gjithmonë duhet gjetur një dialog mes mazhorancës dhe opozitës. Sigurisht, është maxhoranca ajo që duhet të ofrojë më shumë dialog, më shumë mundësi për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate dhe të mos harrojmë se në fund fare askush nuk do të pyesë se kush e ka fajin, apo kush e ka shkaktuar këtë krizë. Do të jenë shqiptarët ata të cilët do ta marrin atë dënim të pa merituar. E gjitha ka rëndësi për stabilitetin e vendit, për proceset e integrimit. 

Ju mendoni se mund të ripërsëritet oferta e BE dhe a do ta pranojë PD?
Ajo ofertë duhet të vazhdojë të qëndrojë në tryezën e dialogut. Duhet t’i jepet shansi opozitës që ajo ofertë të jetë aty për t’u diskutuar dhe për t’u pranuar nga opozita, në mënyrë që të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të monitoruara nga të gjitha palët. Sepse zgjedhjet pa opozitën do të sillnin një demokraci edhe më të brishtë sesa deri tani. 

Ju keni pasur kontakte me zyrtarë të BE, përfshirë edhe me Hahn?
Kontaktet kanë qenë të shpeshta, por duke qenë një vend që kërkon të negociojë me BE, është i një rëndësie madhore që politikanët të tregojnë maturi. Sepse janë politikanë që kanë shumë vite në politikë dhe njohin mirë historinë se çfarë ka ndodhur në vitet e shkuara edhe atëherë kur opozita ka tentuar të mos marrë pjesë në zgjedhje. Një vend që negocion për në BE duhet të zgjidhë krizën, reformat dhe t’u hapë dritën jeshile qytetarëve drejt BE. 

A ka në BE disa që mbështesin Ramën e disa Bashën?
Partnerët tanë janë të mirëpritur që të japin mendimet e tyre, janë partnerë strategjikë për ne. këshillat janë të mirëpritura dhe duhen vlerësuar sepse kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme si në vendet e tyre ashtu edhe në Ballikanin Perëndimor, por janë politikanët shqiptarë përgjegjës të krizave apo dhe të zgjidhjes së krizave. 

Nëser opozita ka paralajmëruar një protestë. Këmbënguljen e PD për të mos u tërhequr si e konsideroni?
Unë protestat i shoh gjithmonë si një vlerë të shtuar për demokracinë përsa kohë janë paqësore dhe zhvillohen në normalitet të plotë, duke iu dhënë mundësi qytetarëve për të shprehur rezervat e tyre, problematikat që kanë, në mënyrë që mazhoranca të bëhet më e përgjegjshme. Keqardhja ime është vetëm për bojkotin e institucioneve. S’e kisha menduar që në 2017 ne do të vazhdonim me një kulturë politike ku institucionet bojkotohen. Lufta politike duhet të ishte zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku është edhe vendi i dialogut politik. Sa i takon protestave, duhet të respektohen sa kohë janë paqësore. 

Keni merak se do të ndodhë diçka nesër?
Thirrja ime e vetme është që qytetarët të tregojnë maturi dhe protesta të zhvillohet në normalitetin më të mirë të mundshëm. 

Mund të ketë riaktivizim të BE për dialogun?
Ne kemi një bllokim të procesit të integrimit. Reakomandimi i tetorit vinte me një kusht, reformën në drejtësi dhe zbatimin e Vettingut si dhe rezultatet e para. Pra, nëse reforma do të kishte ecur, ne do të merrnim një raport të ndërmjetëm këtë vit. Këtu është pikëpyetja më e madhe sot, sepse përveç këtij kushti unë kam theksuar se zgjedhjet në vend janë një kriter i patjetërsueshëm, pasi zgjedhjet monitorohen nga institucionet ndërkombëtare. 

Kur ishte parashikuar të mbahej raporti i ndërmjetëm? Edhe në parlamenti e ri duket se do të jetë e vështirë të kalojë Vettingu…
Nëse Vettingu do të votohet, muaji nëntor do të mund të ishte sërish një muaj i cili do t’i ofronte Shqipërisë një raport të dytë për t’i dhënë edhe njëherë mundësi për çeljen e negociatave në muajin dhjetor. Vettingu do të kërkojë deri në 5 vite, pra një periudhë kohore tejet të gjatë. Pra, si fillim duhet miratuar ngritja e komisionit dhe fillimi i punës së këtij komisioni. Ky do të ishte sinjali më i mirë që ne do t’u jepnim institucioneve ndërkombëtare. Si dhe, janë edhe pesë prioritetet, të theksuara në të gjitha raportet e KE. Zgjedhjet pa opozitën vënë në pikëpyetje legjitimitetin e institucioneve, e përsëris. Vendi duhet të ketë një alternativë, pra e majta ose e djathta. Dhe në këtë këndvështrim është e vështirë të mendohet se Shqipëria do të ketë zgjedhje pa opozitën. 

Çfarë synoni si LSI, objektivi për Tiranën dhe rang kombëtar?
 
Objektivi gjithmonë është të dalësh forcë e parë, ky është një objektiv dhe pikënisje për secilën parti politike. Pastaj është puna për gjithë elektoratin qe bëjmë. Ne nuk vendosim targete se sa deputetë do marrim.
 
Ka sinjale që votues të PD-së ti bashkohen LSI-së, e kërkoni ju një gjë të tillë?
 
Ne i drejtohemi qytetarëve dhe jo një grupimi të caktuar dhe qytetarët votojnë këdo që dojnë.
 
E mendoni një pozicion në opozitë?
 
Vendi ka nevojë për zgjidhje të ngërçit politik dhe mendoj që për sa kohë ti japim mundësinë ti japim për zgjidhjen e krizës ne duhet ta bëjmë këtë.
 
Jeni dakord me uljen e ofertës që Rama i ka bërë opozitës?
 
Ne si LSI kemi bërë gjithçka për zgjidhjen e krizës, dhe këto oferta vijojnë të jenë në tryezën e opozitës dhe do të vijojnë të jenë, pjesa tjetër është në dorë të palëve. Për ne problem është tejkalimi i 9 shtatorit që mbarojnë dhe afatet. Po të tejkalohet do të hynim në një krizë shumë të thellë, në një krizë më të thellë se kjo. Mendoj që muaji korrik do të ishte i pranueshëm nëse do të kishte vullnet nga palët.
  
Keni një mendim pse PD refuzoi ofertën e McAllister?
 
Këtë nuk e di por mendoj që ka qenë një nga ofertat më të shkëlqyera.
 
Si e komentoni koalicionin PS-LSI?
 
Mendoj që si koalicion i ka shërbyer disa reformave në vend, si reforma administrative, reforma në drejtësi. Kanë qenë reforma që i kanë shërbyer vendit, që i ka kërkuar dhe BE për integrimin në BE.
 
A do të vazhdojë koalicioni?
 
Kjo duhet diskutuar se ku ka çaluar dhe ku kanë qenë pikat më të forta dhe pastaj për të vendosur. 

Tags: David McAllisterKlajda GjoshalsiPD

TË LIDHURA

I bëri pritë poshte shtëpisë, shqiptari plagos me thikë oficerin e policise ne Greqi
Aktualitet

I bëri pritë poshte shtëpisë, shqiptari plagos me thikë oficerin e policise ne Greqi

15:55 | 10/05/2025
Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit
Aktualitet

Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit

13:22 | 10/05/2025
“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata
Aktualitet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata

23:20 | 09/05/2025
Next Post
Himarë, vetëvaret 35 vjeçari në fshatin Tërbaç

Himarë, vetëvaret 35 vjeçari në fshatin Tërbaç

“Frika” e protestës së PD-së pushton edhe ambasadat e Francës dhe Holandës

"Frika" e protestës së PD-së pushton edhe ambasadat e Francës dhe Holandës

Indonezi, krijesa gjigante shokon banorët

Indonezi, krijesa gjigante shokon banorët

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

E surprizoi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP – Nur zbulon marrëdhënien me Dijonis Bibën!
Showbizz

E surprizoi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP – Nur zbulon marrëdhënien me Dijonis Bibën!

by mirseda
16:33 | 10/05/2025
0

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi...

Zgjedhjet e 11 majit/ Shpërndahen pa probleme materialet në Elbasan

Zgjedhjet e 11 majit/ Shpërndahen pa probleme materialet në Elbasan

16:25 | 10/05/2025
Zgjedhjet parlamentare/ Shpërndahen materialet zgjedhore në Bulqizë

Zgjedhjet parlamentare/ Shpërndahen materialet zgjedhore në Bulqizë

16:23 | 10/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Niset shpërndarja e materialeve zgjedhore në Korçë

Zgjedhjet e 11 majit/ Niset shpërndarja e materialeve zgjedhore në Korçë

16:22 | 10/05/2025
Zgjedhjet parlamentare/ Vëzhguesit e parë të OSBE-ODIHR në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Vëzhguesit e parë të OSBE-ODIHR në Vlorë

16:20 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com