Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“LSI ka damkën më të turpshme për blerjen e votave”, Vasili i përgjigjet Ballës

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vasili: Rama në pushtet nga krimi i organizuar, pse ka frikë nga dosja 339

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u është përgjigjur sot akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në një deklaratë për mediat, Vasili iu referua fjalës së Ballës se LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës në Shqipëri dhe se duhen ashpërsuar dënimet për shitblerjen e votës.

Ish-deputeti i LSI-së tha se mazhoranca është produkti më i shëmtuar i shitblerjes së votës në vend, teksa citoi raportet e OSBE-ODIHR dhe DASH.

Deklarata e plotë e Vasilit:

Para pak minutash me pacipësinë që e karakterizon tashmë Parlamentin e kuislingëve, pikërisht në këtë sallë tashmë e cila vjen erë, pra në Parlamentin e Shqipërisë, guxuan që të diskutojnë për votën. Guxuan që të diskutojnë e të thonë që do të jenë ata që do të zhdukin edhe shitblerjen edhe manipulimin e votës. Guxuan të thonë që janë ata zgjidhja që mund ta bëjë këtë gjë. Sot jam përpara jush për të qartësuar njëherë e përgjithmonë me shqiptarët se çfarë është ky Parlament e për çfarë duhet të përgjigjet. Në radhë të parë ky është një Parlament dhe Rilindja e cila e ka zaptuar atë forcërisht, në kundërshtim me Kushtetutën dhe çdo gjë tjetër, është produkti më i shëmtuar dhe i neveritshëm i shitblerjes së votës në këtë vend. Këtë nuk e thotë thjesht dhe vetëm opozita, këtë e thotë raporti i OSBE/ODIHR, i cili nënvizon qartë se vetëm LSI dhe PD denoncuan qartë shitblerjen e votës nga Partia Socialiste, dhe nuk ka asnjë rresht apo paragraf që të provojë të kundërtën për këtë gjë.

Të njëjtën gjë pohon raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i vë damkën zgjedhjeve si zgjedhje të cilat u karakterizuan nga shitblerja e votës. Dhe duke iu referuar sërish raportit të OSBE/ODIHR kemi pikërisht ata që shitën dhe blenë votën, të cilën përfundimisht e nxjerr sheshit dosja 339.
Jam këtu për t’i thënë këtyre produkteve të krimit të organizuar, i cili ka arritur të parin dhe të vetmin sukses në Shqipëri duke ndërtuar një parlament, i cili telekomandohet nga ai dhe i cili vë në gojën e të pacipëve që ndërtojnë grupin parlamentar dhe qeverinë e kryeministrit të famshëm Rama, pikërisht të gjithë këtë akuzë në opinionin publik, kur janë vetë sërish nën akuzë. Pse janë nën akuzë? T’ua përsërisim edhe njëherë pa u lodhur shqiptarëve. Dosja 339 qartëson shumë pastër dhe pa asnjë ekuivok që janë pikërisht këta drejtues socialistë, të implikuar nga i pari tek i fundit në shitblerjen e votës, me krimin e organizuar, me emër, mbiemër dhe me zë.
Çfarë kanë bërë të panikosur deri në qelizë? Kanë bllokuar dosjen 339 për të mos u hapur të vërtetat, të cilët i fshijnë nga faqja e dheut. Së dyti, janë pikërisht këta që kanë ndërtuar atë polici që vodhi zgjedhjet, i shitbleu dhe i mbështeti zgjedhjet, e cila është ajo që i bën reverancë dhe i përulet krimit dhe i thotë o xhan o shpirt, siç e keni në denoncimet e bëra publike me zë, për të gjithë shqiptarët nga ish deputeti Salianji, tashmë të njohur në të gjithë Shqipërinë. Dhe kur për turpin e këtyre, të trembur deri në palcë, akuzohet Salianji, i cili denoncoi të vërtetat haptazi dhe e gjithë kupola e krimit që ka rrëmbyer dhe policinë është atje i paprekur asnjëri. Shqiptarët presin dhe do donin që të gjithë ata që vodhën 40 milionë euro te Unaza e Re të ishin në burg. Nuk ka asnjë. Kurse këta hajdutët e tjerë vijnë vërdallë në sallën e Parlamentin dhe flasin për ndershmërinë që do të ndërtuakan këta të cilët janë të krimbur deri në qelizë. Njëherazi shqiptarët presin të dinë kush janë ata që vodhën tenderat e OST.

Kush janë ata që vjedhin dhe rrëmbejnë koncesionet që nga rruga e Orikumit e të gjitha rrugët me radhë në Shqipëri, që kushtojnë qindra milionë euro dhe e kanë bërë Shqipërinë të zhytet në një borxh të tmerrshëm. Këta përpiqen të tregojnë se cili është burgu dhe ç’i presin shqiptarët nga burgu. Nga kjo po i njoftoj njëherë e përgjithmonë. Burgu pret vetëm ata. Qoftë dosja 339, qoftë audio përgjimet, qoftë Unaza e Re, qoftë Bregu i Lumit, qoftë koncesionet, janë një mal i madh dëshmish të pakundërshtueshme , të cilët u kanë përcaktuar vetëm një fat kësaj qeverisje të gjithë këtyre majmunëve të paguar e patateve të kalbura në Parlament. Dhe fundi i tyre është vetëm një, prapa hekurave. Këto fakte nuk mbulojnë dot njeri. Për fatin e tyre të zi këto fakte të gjitha sa një mal opozita i disponon dhe populli thotë që drejtësia vonon po nuk harron. Sot të gjithë e keni shumë të qartë që kjo qeverisje e turpshme e cila po ndërton një fund të neveritshëm fatal dhe të pakthyeshme për veten. Ky mal i madh me fakte të tmerrshme që u vë damkën e hajdutit dhe të nënproduktit të kriminelëve nuk ka shpëtim.

Kështu që as ata dhe askush tjetër por vetëm populli, i mbledhur grusht në këmbë, është vetëm ai që do të vërë drejtësinë për paratë e vjedhura për votat e vjedhura , për plaçkitjen shtetërore dhe për çdo të zezë tjetër që u kanë bërë shqiptarëve. Ndaj të gjithë së bashku duhet të jemi sot pasdite në mbështetje të të rinjve tanë te Kuvendi, anë e mbanë Shqipërisë sepse koha për ta shpëtuar Shqipërinë është sot. Dhe koha nuk pret, pasi Shqipëria duhet të kthehet sërish shtëpia e shqiptarëve dhe të mos jetë një vend i cili përzë shqiptarët jashtë atdheut të tyre. Por Shqiptarët të rrinë këtu të marrin fatet e tyre në dorë dhe të çojnë pas hekurave ata që janë fajtorët e mëdhenj të plaçkitjes, varfërimit dhe shkretimit të këtij vendi.

TË LIDHURA

Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!
Aktualitet

Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!

10:00 | 09/10/2025
Rama në Konferencën e NATO-s: Sulmet kibernetike janë reale
Aktualitet

Rama në Konferencën e NATO-s: Sulmet kibernetike janë reale

09:56 | 09/10/2025
U lanë në burg ,Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit
Aktualitet

U lanë në burg ,Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

09:54 | 09/10/2025
Next Post
Pak muaj pas dasmës, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël

Pak muaj pas dasmës, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël

Oriola Marashi e tregon troç si është të martohesh me një shqiptare

Oriola Marashi e tregon troç si është të martohesh me një shqiptare

U “arratis” nga ferma, demi sulmon makinën e policisë (Video)

U “arratis” nga ferma, demi sulmon makinën e policisë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!
Aktualitet

Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!

by mirseda
10:00 | 09/10/2025
0

Shqipëria po pret sot Samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, ku po marrin pjesë ekspertë dhe përfaqësues...

Rama në Konferencën e NATO-s: Sulmet kibernetike janë reale

Rama në Konferencën e NATO-s: Sulmet kibernetike janë reale

09:56 | 09/10/2025
U lanë në burg ,Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

U lanë në burg ,Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

09:54 | 09/10/2025
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, reagon Von der Leyen: Të dy palët t’i përmbahen kushteve

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, reagon Von der Leyen: Të dy palët t’i përmbahen kushteve

09:23 | 09/10/2025
Kosova merr mijëra dronë kamikazë nga Turqia, reagon Vuçiç

Kosova merr mijëra dronë kamikazë nga Turqia, reagon Vuçiç

08:57 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com