Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

LSI-ja refuzon taksën në Rrugën e Kombit, por ministri i saj firmosi kontratën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
LSI-ja refuzon taksën në Rrugën e Kombit, por ministri i saj firmosi kontratën

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të refuzojnë të paguajnë taksën në Rrugën e Kombit.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se këtë taksë le ta paguajë vetë qeveria, pasi qytetarët i kanë dhënë kontributet e tyre.

Vasili thotë se koncesionin e rrugës se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista(lajmin e plotë lexoje këtu).

Por kompania konçesionare “AHC” ka reaguar për akuzat e LSI lidhur me pagesën e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Në përgjigje të akuzave të Petrit Vasilit, kompania thekson se ka qenë pikërisht Ministri i LSI, Sokol Dervishaj që negocioi kontratën e konçesionit.

Sipas deklaratës, në 14 tetor 2016, Ministri i Transportit i kohës Sokol Dervishaj, drejtoi negocimin e kontratës dhe pasi negocoi tarifat e kalimit të mjeteve, firmosi kontratën.

Sipas kompanisë konçesionare AHC, kontrata e firmosur nga Sokol Dervishaj kaloi në qeveri ku ai mbrojti këtë koncesion dhe të njëjtin qëndrim pro saj, mbajti edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Kompania vë në dukje se pro tarifës u shprehën publikisht edhe zyrtarë të tjerë të LSI. Edmond Haxhinasto në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës në 24 janar 2014 deklaronte se:

 “Unë jam optimist që brenda këtij viti kjo rrugë do të jepet me koncesion por besoj që do të jetë një mënyrë për të plotësuar edhe disa nga ato punime që akoma nuk janë plotësuar. Këto kanë të bëjnë që nga urat, skarpatat që kanë patur rrëshqitje, për ta përfunduar dhe sjellë në një standard të pranueshëm këtë rrugë. Është në projekt koncesionimi edhe i rrugëve të tjera si ajo Tiranë-Durrës apo Tiranë-Elbasan”.

Në një tjetër deklaratë publike është ajo e të 29 tetorit 2014, ku Edmond Haxhinasto deklaronte se

 “Është diskutuar për një kosto 5 euro por nuk mund të them se është shifra përfundimtare. Mendoj se do ndjekim një praktikë që tashmë është botërore. Është e domosdoshme që përdoruesit e rrugës, për të marrë një shërbim me cilësi më të lartë duhet të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës. Ajo masë është relativisht gati sa 3-4 litra naftë dhe besoj që do jetë një kosto e përballueshme nëse do kemi parasysh cilësinë e re që do të ofrohej në rrugë në rastin e realizimit të të gjitha shërbimeve të mirëmbajtjes që ajo rrugë ka nevojë”. 

Deklarata e kompanisë konçesionare AHC, citon edhe deklaratat e ish-ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj ku në 14 Tetorin e vitit 2016 ai thekson se ndër të tjera se “është e rëndësishme që ky koncesion të fillojë të operojë sa më parë”.

 

Tags: firmosii sajkombitLSI-jaministrirefuzonrrugëntaksën

TË LIDHURA

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit
Aktualitet

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
Next Post
Amerikanët nuk i besojnë më Facebookut

Amerikanët nuk i besojnë më Facebookut

Trump i prerë: Stop lotarisë amerikane; Kongresi të veprojë menjëherë!

Trump: Mos besoni “Fake News”, avokatët më mbështesin

Kretë, shqiptari ngre flamurin në Ditën e Pavarësisë së Greqisë

Kretë, shqiptari ngre flamurin në Ditën e Pavarësisë së Greqisë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

by mirseda
12:12 | 11/03/2026
0

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në...

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com