Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ndërsa ka vijuar të denoncojë grupet kriminal;e që po kërcënojnë votuesit, ka bërë të qartë se akuzat nuk i drejtohen PS-së dhe socialistëve.
Në një postim në FB, ai shkruan: “LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët. LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë, që nën mbrojtjen dhe me veprimet e mosveprimet e Policisë, qarkullojnë të armatosur për të kërcënuar votuesit dhe për të tjetërsuar vullnetin e tyre”.
Ai përsërit apelin që “Rilindja të distancohet nga bandat, të dënojë aktet e dhunës në Kashar, në Shëngjin e gjetiu dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve. Shqipëria po voton kundër bandave dhe kastës politike në shërbim të krimit”, përfundon statusi i Luan Ramës.