Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

LSI asnjë shans për të dalë e para? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
LSI asnjë shans për të dalë e para? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me deklaratat e një dite më parë të kundërshtarëve të saj politikë. Përfaqësues të dy partive më të mëdha politike thanë se LSI nuk ka asnjë shans për të dalë e para këto zgjedhje.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në “News24”, Kryemadhi i ka cilësuar këto deklarata qesharake dhe të shprehura në momente “paniku”.

Deputetja e LSI tha se tashmë ka ardhur koha që “politikanët të lënë helmin e fushatës dhe të flasin për nevojat që shqiptarët kanë çdo ditë”, ndërsa shton se qeverisjen e Ramës nuk do e vlerësonte as me dysh.

Dje ka patur disa deklarata të forta se LSI nuk ka më asnjë shans për të qenë në qeverisje. A e dëmton kjo elektoratin tuaj?

Këto janë deklarata përveçse qesharake, edhe të vendosura në panik. Këto nuk e dëmtojnë aspak elektoratin. Jam e bindur se nuk do guxojë njeri jo vetëm të prekë votën e shqiptarëve, por edhe ta deformojë atë. Askush nuk mund t’i ndalë të rinjtë që duan ndryshim që të dalin nga kjo situatë.

Ju shqetësojnë shifrat e sondazheve?
Absolutisht jo. Edhe ne bëjmë sondazhe. Sondazhet e Sorosit janë ato që morën më qafë Hillary Clinton, e njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri.

Dje patë një problem me numëruesit?
Edhe sikur të mos ketë numërues LSI-ja as mos ta çojë kush në mend të prekë votat e LSI-së.

Si ndikon tek LSI fakti që Ilir Meta do jetë President?
Më 24 korrik merr mandatin e Presidentit. Është energji pozitive që shkon tek rinia. Ne kemi nevojë për zë të fortë sot që thotë të vërtetën, që bën diferencën mes reales dhe virtuales. Kemi jetuar në virtualitet dhe mendoj se shqiptarët duhet të zgjohen. Çdo shqiptar duhet të votojë, s’ka rëndësi se për cilën parti. Në Shqipëri është pjesëmarrje e ulët por më 25 qershor kam bindjen se pjesëmarrja do të jetë shumë e lartë. Do të ketë të rinj.

Është folur edhe për përgjegjësitë e LSI-së në qeverisë?
Sigurisht kemi përgjegjësitë tona dhe nuk u shmangemi. Ky është ndryshimi mes nesh. Edhe kur bëjmë gabim, kërkojmë falje. Rama thotë penalltinë do ta gjuaj vetë se topi është i imi, kur bëhet fjalë për të mira. Kur është fjala për të këqija jo e ka fajin LSI.

Reforma administrative ka qenë gabim i madh. Kemi bërë shumë mirë që kemi shkrirë njësitë por shërbimi nuk ekziston më. Bashkitë kontrollohen nga qendra, janë të centralizuara. Njerëzit harxhojnë para pa fund për të marrë një certifikatë. Një kalvar vuajtjesh dhe shpenzimesh të mëdha. Edhe shërbimi shëndetësor, edhe atë arsimor dhe i transportit, mungesa e pastrimit të territorit. Pas 25 qershorit duhet parë.

Si Rama dhe Basha iu kanë bërë thirrje të larguarve tek LSI të kthehen në këto dy forca. Ju keni bërë thithje anëtarësie?
Njerëzit nuk janë më budallenj. Shqiptarët janë shumë të mençur që të kuptojnë se kush i do vërtetë. Nëse do i konsiderosh si skllevërit e tu, ata të japin dërrmën. Zhgënjimi si tek PS si tek PD është i madh pasi kanë marrë dhuratë partitë e tre.

Është si pazari i izraelitit. Kur shkon të blejë e pyet, a ta ka lënë babai apo e ke bërë vetë. Sepse po t’ia ketë lënë babai, mund të ulë pazar se nuk i dhimbset, ndërsa nëse e ka bërë vetë nuk i hyn pazarit se e di që e vlerëson shumë shtrenjtë. Kështu ka ndodhur edhe me dy partitë.

Çfarë mendimi keni për marrëveshjen me PS?
PS nuk i ka qëndruar marrëveshjes as për ligjin e arsimit të lartë dhe as për koncesionet. Kurse LSI i ka qëndruar në të gjitha pikat.
Meta i vuri 8 dhe 4, po unë gjatë gjithë kësaj periudhe do mendoja 5-6 dhe pas 2015 as dysh nuk do i vija.

Pretendimi për të dalë forcë e parë LSI mos duket e ekzagjeruar?
Unë e besoj vërtet, se besoj te fuqia e të rinjve. Sepse ka shumë votues të rinj, që duke votuar për LSI-në do të votojnë për të ardhmen e tij.

 

Tags: force e parelsiMonika Kryemadhi

TË LIDHURA

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

19:24 | 02/12/2025
Next Post
Kujdes! Marrja çdo ditë e një aspirine, mund të jetë fatale për jetën; Studimi

Kujdes! Marrja çdo ditë e një aspirine, mund të jetë fatale për jetën; Studimi

MALLAKASTËR/ Kontrolli në banesë fundos 37-vjeçarin, policia sekuestron 25 kg kanabis

MALLAKASTËR/ Kontrolli në banesë fundos 37-vjeçarin, policia sekuestron 25 kg kanabis

Helmohen në Kukës, përfundojnë në spital 15 studentë

Helmohen në Kukës, përfundojnë në spital 15 studentë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com