Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Lorik Cana: Ja ndryshimi mes Panuccit dhe De Biasit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Lorik Cana: Ja ndryshimi mes Panuccit dhe De Biasit

Shqipëria do të përballet me Izraelin në Ber Sheva, ku do të kërkojnë fitoren për të shpresuar që të jenë koka e grupit. Në prag të ndeshjes ish-kapiteni, Lorik Cana ka dhënë një intervistë për RTSH, ku ka treguar ndryshimin mes Panuccit dhe De Biasit, po ashtu edhe situatën në kombëtare.

Si tu duk ekipi këto ditë?

Para ndeshjes nuk është se ke një mundësi të madhe të kalosh me ta. Gjatë fluturimit folëm pak. Sot janë të mbyllur secili duke përgatitur lojën. Ne vizituam pak Izraelin. Janë kushte fantastike, udhëtimi, fusha. Është një mundësi e mirë për të treguar ambiciet për vendin e parë.

Nuk është ajo atmosferë kur ishte De Biazi…

Janë shumë faktorë, pas një suksesi të madh, ka një periudhë kur skuadra duhet të rimblidhet. Shumica e ekipit që ka qenë në Europian, është pjekur dhe mund të japë akoma. Të rinjve i duhet ende kohë. Në këtë format si Liga e Kombeve, koha nuk të lejon të presësh, por i duhet lënë pak mundësi djemve të rinj. Pritshmëritë janë rritur, por tani ka edhe një presion më të madh.

Keni një mendim për De Biazin dhe Panuçi?

Me trajnerin nuk kam pasur shumë mundësi për të komunikuar. Janë dy trajnerë me një moshë ndryshe. Vijnë nga një shkollë italiane, por kanë mënyrën e tyre për të luajtur. Panuçi do të dëshmojë aftësitë e tij. Xhani ka qenë me një eksperiencë të madhe. Disa herë Panuçit nuk i dalin ato ide, prej dëmtimeve apo faktorëve të tjerë, por nëse e ka një linjë në kokën e tij, duhet t’i qëndrojë deri në fund. I dedikohet shumë punës, por edhe presioni i kohës është i madh.

Kosova po ecën më mirë, entuziazëm i madh. Kryeson grupin tani…

Po e shihnim ndeshjen në telefon kur po vinim këtu për në stadium. U zhgënjyem pak pasi kishin një mundësi të mirë të shkëputeshin. E kemi ditur që ajo skuadër prodhon shumë, dhe vetëm sa do rritet. Kanë elemente të rinj, dhe vetëm sa rriten. Ata mund të luajnë edhe në Ligën C. Duhen kuptuar, ata nuk kanë luajtur kurrë me njëri-tjetrin. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë do lidhen.

Dëshira për sot?

Izraeli vjen nga një fitore, por ekipi ka shumë përvojë, dhe me pak mençuri, mund ta fitojmë ndeshjen sot. Por, nuk do jetë aspak e lehtë. Nëse nuk humbim, mund të luajmë vendin e parë në shtëpi me Skocinë.

Çështja e kapitenit, Panuçi nuk e sheh si një figurë qëndrore…

Brenda ekipit ka disa elemente që mund ta mbajnë shiritin, dhe Mërgimi padyshim është një lojtar që mund ta mbajë shiritin. Tani, duhej padyshim që një lojtar të zgjidhej kapiten.

Tags: De BiasitLorik CanandryshimiPanuccit

TË LIDHURA

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet
Sport

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

19:34 | 17/04/2026
Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë
Sport

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

14:59 | 17/04/2026
Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger
Sport

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

14:22 | 17/04/2026
Next Post
E turpshme, Shqipëria pëson gol amator nga Izraeli (Video)

E turpshme, Shqipëria pëson gol amator nga Izraeli (Video)

Mogerini: Ballkani problematik, por me potencial të madh

Mogerini e sigurt: Marrëveshja e Prespës është mundësi unikale

Ekspozitë e automjeteve klasike në Shkup

Ekspozitë e automjeteve klasike në Shkup







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit
Aktualitet

Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

by mirseda
20:03 | 17/04/2026
0

Në një intervistë për BBC News, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos dha sinjale inkurajuese për ecurinë e...

Irani hap Hormuzin

Irani hap Hormuzin

20:00 | 17/04/2026
Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark

19:49 | 17/04/2026
Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

19:47 | 17/04/2026
Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

19:34 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com