Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lobimi rus/ Mustafaj këshillon Bashën: Hiqja vetes dhe PD-së këtë njollë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lobimi rus/ Mustafaj këshillon Bashën: Hiqja vetes dhe PD-së këtë njollë

Edhe pse shpesh kritik ndaj Bashës, një ndër themeluesit e PD-së, Besnik Mustafaj i konsideron shpifje akuzat e qeverisë për lidhje të fshehta të Bashës me Rusinë.

Sipas Mustafajt, drejtimi i vetëm që PD-ja ka pasur nga krijimi i saj dhe që do të vijojë të ketë gjithmonë, është ai pro perëndimor dhe pro amerikan.

Në një prononcim për “Panorama”, Mustafaj shprehet se Partia Demokratike e ka provuar veten si një forcë pro evropiane, duke e integruar vendin në NATO dhe liberalizimin e vizave.

Por, cila është zgjidhja e çlirimit nga këto akuza?

Ish-ministri i Jashtëm shprehet se e vetmja rrugë përmes së cilës lidershipi i Partisë Demokratike do të mund të çlirohet nga këto akuza, do të jetë zbardhja e kësaj çështjeje në Prokurorinë e Përgjithshme. Mustafaj i kërkon Bashës dhe lidershipit demokrat t’u shkohet deri në fund hetimeve për t’ia hequr këtë njollë që po kërkon t’i vendosë PD-së Kryeministri Rama.

Prononcimi i Mustafajt për Panorama:

Partia Demokratike ka qenë, është dhe nuk ka asnjë shans që të jetë ndryshe, përveçse një parti pro perëndimore, pro europiane dhe pro amerikane.

Partia Demokratike është një parti që e ka treguar me prova historike vendosmërinë e saj për ta çuar Shqipërinë në këtë drejtim. Le të kujtojmë se integrimin në Këshillin e Evropës e ka bërë PD, gjithashtu integrimin në NATO, liberalizimin e vizave. Në gjykimin tim, të gjitha këto sulme që i bëhen për prirje apo lidhje të fshehta me Rusinë, janë absolutisht obstruksione dhe shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik. Këto shpifje nuk kanë asnjë lidhje as me frymën e bazës së Partisë Demokraitike, as në aspiratat e saj dhe as në lidershipin e saj.

Partia Demokratike dhe lidershipi i saj gjenden përballë këtij sulmi dhe duhet ta përballojnë. Unë nuk jam aspak i mërzitur përse këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria. Drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të zbatojnë detyrimet e tyre me seriozitetin që kërkohet, duke shkuar në organin e akuzës për të bërë transparencën e duhur për ato fakte “Fake” apo të vërteta, që serviren në shtypin amerikan dhe që riartikulohen pastaj me zell nga Kryeministri Rama dhe e gjithë shpura e tij. Nuk ka asnjë rrugë tjetër që Partia Demokratike dhe lidershipi i saj t’ia heqin vetes këtë njollë, përveçse duke e zbardhur për opinionin publik, por edhe ligjërisht për institucionet e drejtësisë.

Lobimi në SHBA është një praktikë e njohur për të gjithë forcat politike në Shqipëri, por në përgjithësi edhe për opinionin ndërkombëtar, që shohin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës një faktor edhe për zhvillimet politike brenda vendit të tyre. Në këtë pikë, edhe Partia Demokratike nuk bën përjashtim. Unë nuk dua të bëj supozime për sa kohë këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria. Unë besoj se do t’i shkohet deri në fund. Unë, si anëtar i Partisë Demokratike, si themelues i saj, kërkoj absolutisht me vendosmëri që lidershipi i PD-së në emër të interesave të demokratëve dhe interesave të Shqipërisë dhe të kauzës që përfaqëson PD-ja, të bëjë transparencë të plotë me sinqeritet dhe ndershmëri për këtë çështje.

Tags: Bashendhe PD-sëHiqja veteskëshillonkëtë njollëLobimi rusMustafaj

TË LIDHURA

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet
Aktualitet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës
Aktualitet

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

20:45 | 27/06/2025
Next Post
Video/Shkatërrohet grupi kriminal, 7 shqiptarë e pësojnë keq

Video/Shkatërrohet grupi kriminal, 7 shqiptarë e pësojnë keq

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Edhe një dhe i japim fund! Habit Kim Kardashian

Edhe një dhe i japim fund! Habit Kim Kardashian

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com