Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Liria e medias/ Shqipëria zbret me 7 vende, reagon Meta: Kambanë alarmi!

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Liria e medias/ Shqipëria zbret me 7 vende, reagon Meta: Kambanë alarmi!

Liria e medias në Shqipëri ka rënë me 7 vende, duke u listuar në vendin e 82, nga 180 në total. Sipas “Reporter pa Kufij”, liria e medias në Shqipëri është e censuruar, ndërsa gazetarët intimidohen dhe kërcënohen si nga qeveria ashtu dhe nga krimi i organizuar.

“Rruga për në BE është e gjatë”, thuhet në këtë shkrim ndërsa me tej vijon me faktin vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

“Sulmet në media si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznesmenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale”, thuhet në artikull referuar Shqipërisë.

Lidhur me këtë artikull, ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili shprehet se kjo është një kambanë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.

Në reagimin e tij, Meta dënon me ashpërsi sulmet ndaj gazetarëve, që sipas tij janë shpeshtuar së fundmi, ndërsa apelon me forcë që “autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre.”

Reagimi i Metës:

Me shqetësim të thellë përcolla sot konkluzionet e organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, për regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.

Angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike.

Neni 49 i Traktatit të Lisbonës e përcakton qartë garantimin e lirisë së shprehjes dhe një vend i cili synon t’i bashkohet BE-së duhet të respektojë garantimin e saj.

Liria e medias është jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Në mënyrë të përsëritur kam dënuar me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Sërish apeloj me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre.

Shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik.

TË LIDHURA

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….
Aktualitet

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….

09:03 | 08/09/2025
Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë
Aktualitet

Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë

08:57 | 08/09/2025
Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Next Post
Championsi “mollë e ndaluar”, Guardiola: Futbolli është i paparashikueshëm, urime Tottenham

Championsi “mollë e ndaluar”, Guardiola: Futbolli është i paparashikueshëm, urime Tottenham

AMA i tërhoqi vëmendjen për etikën në emision, shpërthen Roza Lati

AMA i tërhoqi vëmendjen për etikën në emision, shpërthen Roza Lati

“Për virgjëreshat që bëjnë moral”, Rama u përgjigjet kritikëve me këtë foto

“Për virgjëreshat që bëjnë moral”, Rama u përgjigjet kritikëve me këtë foto

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria
Bota

Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

by mirseda
09:16 | 08/09/2025
0

Gjykata e Lartë e Izraelit ka deklaruar se autoritetet izraelite nuk po sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për...

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….

09:03 | 08/09/2025
Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë

Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë

08:57 | 08/09/2025
OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje të shëndetit mendor

OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje të shëndetit mendor

08:38 | 08/09/2025
Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com