Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ligji “Për Sportet”, Huliganët do paguajnë për çdo veprim

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ligji “Për Sportet”, Huliganët do paguajnë për çdo veprim

Në zbatim të Ligjit “Për Sportet”, Policia e Shtetit nis aplikimin e gjobave dhe përjashtimet nga stadiumet, për tifozët që kryejnë shkelje.

Pranë çdo Komisaritati do të ngrihet një Komision për Shqyrtimin e Kundërvajtjeve Administrative, ku zhvillohen veprimtari sportive.
Shkeljet e konstatuara gjatë një evenimenti sportiv, si: mbajtja dhe përdorimi në objektet e mjediset sportive të flakadanëve, fishekzjarrëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike, si dhe cënimi i përfaqësuesve të Federatave, arbitrave të ndeshjes, vëzhguesve etj, dërgohen në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, i cili miraton masat.

Në rast shkeljesh sanksionet parashikojnë gjobë nga 10-50 mijë lekë, ndalim të pjesëmarrjes deri në 1 vit në mjediset sportive, në rast diskriminimi për shkaqe të ndryshme si edhe ndalim të hyrjes në mjediset sportive deri në 2 vjet, në rast se konstatohen sendet e palejuara në objektet dhe mjediset sportive.
Për çdo ankesë, kundërvajtësi mund t’i drejtohet Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, që drejtohet nga Nën/Drejtori i Policisë Vendore.

Pasi vendimi merr formë të prerë, masa administrative gjobë, bëhet titull ekzekutiv dhe duhet të paguhet nga kundërvajtësi menjëherë.
Për të pasur një evidencë të plotë për gjithë shkelësit në stadiume, Policia e Shtetit do të ndërtojë një regjistër elektronik me emrat e tyre. Kjo listë u dërgohet edhe FSHF dhe klubeve të futbollit, në rastet kur do t’u ndalohet hyrja në stadium.

Tags: “Për Sportet”HuliganetligjipaguajnëVeprim

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Demarkacioni/ Albin Kurti përplaset me Ramën: S’kemi tokë për të falur!

Albin Kurti: Bashkimi i shqiptarëve nuk rrezikon asnjë fqinj!

Muaji kundër kancerit të gjirit, datat e ekzaminimeve falas në qytetet e Shqipërisë

Muaji kundër kancerit të gjirit, datat e ekzaminimeve falas në qytetet e Shqipërisë

Bayern kthen sytë nga ai që u solli tripletën

Bayern kthen sytë nga ai që u solli tripletën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com