Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ligji i ‘Kurvave’ 1921/ Pse e lejoi Zogu prostitucionin?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ligji i ‘Kurvave’ 1921/ Pse e lejoi Zogu prostitucionin?

Ahmet Zogu njihej për guximin e tij. Ai njihet botërisht në histori si i vetmi mbret i cili në një atentat që i është bërë për ta vrarë ka nxjerr pistoletën për të vrarë atentatorët. Por kohë më herët në vitin 1921 kur ishte ministër i Brendshëm ai ka iniciuar një ndërmarrje tjetër tejet të guximshme: ka legalizuar në Shqipëri prostitucionin.

Shtimi në masë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme apo veneriane e detyron që të bëj hapin shumë të guximshëm dhe të pajisi më licenca ato që quhen “Kurva”, kjo sepse ne vitin 1921 punonjëset e seksit quheshin kurva.

Veprimi i Zogut quhet i guximshëm edhe për një fakt tjetër. Shqipëria në ato vite njihej si vend mysliman dhe ishte e vështirë që të hapej një shtëpi publike. Për të mos rënë ndesh me vlerat morale që kishte shumica e popullsisë me shumicë myslimane, Zogu huazoi ligjin për kurvërinë nga një shtet tjetër me shumicë myslimane Bosnja, konkretisht nga statusi i qytetit të Sarajevës.

Në dokumentet që ka siguruar “Tirana Today” nga Arkivi i Shtetit që në fillimin e ligjit shihet nga është marrë baza ligjore për “Rregullore mbi rregullimin e Kurvënies ne Rrethinat e Sarajevës”. Madje dhe pika 1 e kësaj rregullore thotë: “Kurvënia në Qarkun e Sarajevës durohet dhe lidhet nënvrejte të policiës.” Por ligji është bërë funksional edhe në Shqipërinë e atyre viteve, pavarësisht se pika parë është marrë shabllon nga statusi i qytetit të Sarajevës.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve veneriane apo si njihen ndryshe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, Zogu që në pikën e tretë të rregullores vendos që të gjitha gratë që duan të ushtrojnë profesionin e “Kurvës” (prostitutës), duhet që të kenë një librezë shëndetësore ku të shkruhet se nuk janë të prekura nga sëmundjet veneriane.

“Çdo personi të këtillë që asht në listën e kurvënisë ose qi vjen e shkruhet vetë ne qoftë se vizita  e mjekut e gjen të pëlqyer i jepet në dorë një letër shëndetësie dhe detyrohet që ti përmbahet kësaj rregulloreje. Çmimi dhe shpenzimet i tjetër libri të shëndetësisë paguhet vetiu prej kurvës”, shkruhet në pikën tre të ligjit.

Gjithashtu kontrollit periodik mjekësor i është dhënë  një rëndësi e veçante sepse në pikën 7 thuhet: “ çdo kurve duhet që të zbatojë vizitën mjekësore që i cakton rregulli, e cila kryesisht bëhet prej mjekut qeveritar, në sallën e posaçme dy herë në javë.

Tirana Today ka siguruar një foto të një libreze shëndetësore të një “Kurve”, punonjëse seksi të asaj kohe. Katerina Marku është njëra prej grave që ushtronin profesionin e prostitutës. Ajo ka një librezë shëndetësore të rregullt dhe vizitën tek mjeku. Por në recetën e lëshuar nga mjeku thuhet se ajo është e pastër, pa sëmundje veneriane, por e pamundur të paguaj shpenzimet e vizitës sepse është tepër e varfër.

Në ato vite është parashikuar edhe mundësia e korrupsionit nga ana e “Kurvave”, ndaj për këtë arsye e kanë sanksionuar me ligj mundësinë e dhënies se ryshfetit ndaj mjekëve.

Ajo që bie në sy është se që në vitin 1921 është ngritur një sistem i rregullt i profesionit të “Kurvës”. Ato ishin të regjistruara në polici dhe me një kartelë shëndetësore të rregullt.

Në ligj thuhet se “Kurvat” duhet të mblidhen në shtëpia të përgjithshme që nënkuptojnë “bordellot”, pos dhe secila prej tyre duhet që të jetë e regjistruar në polici.

Në ligj sanksionohet shumë mirë se kush mund të punonte “Kurvë”, aty thuhet qartë se duhet ë kishe mbushur moshën dhe se duhet te plotësoje disa kushte të caktuara.

Një shpjegim me te detajuar se si funksiononte “Kurvëria” në Shqipërinë e vitit 1921 do të keni në botimin e radhës në Tirana Today. Vazhdon ….

Tags: ‘të pastra’1921dëshirontegrai ‘Kurvave’ligjiZogu

TË LIDHURA

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë
Aktualitet

Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

20:39 | 16/04/2026
Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro
Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

20:03 | 16/04/2026
Next Post
1927/ Kur në Shqipëri u tentua të ndalohet bixhozi!

1927/ Kur në Shqipëri u tentua të ndalohet bixhozi!

Shqiptari zgjedh Greqinë, drejtori i Kombëtareve zbulon emrin e … “tradhtarit”

Shqiptari zgjedh Greqinë, drejtori i Kombëtareve zbulon emrin e … “tradhtarit”

Rama për mbylljen e basteve: I heqim miliarda krimit të organizuar

Rama për mbylljen e basteve: I heqim miliarda krimit të organizuar







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

by mirseda
21:20 | 16/04/2026
0

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” , në Lezhë. Sipas burimeve në...

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

21:09 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com