Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Lidhet me burrin e martuar, ai e kthen në prostitutë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Lidhet me burrin e martuar, ai e kthen në prostitutë

Për hir të dashurisë, një e re është vetësakrifikuar duke u kthyer në një prostitutë. Ajo ra në grackën e të dashurit të saj, i cili kishte dy fëmijë. E verbuar nga dashuria për të, ajo kishte nisur këtë rrugëtim, pasi atij i nevojiteshin lekë. Shtetasi me inicialet A.B., i kishte premtuar se do të martoheshin pasi të divorcohej me gruan e parë, me të cilën kishte dhe dy fëmijë. Për shkak të ndjenjave të dashurisë që kishte, ajo e prezantonte në shoqëri dhe familje si të fejuarin e saj, por duke refuzuar të takojë prindërit e të dashurit që kishte zënë.

E mitura qëndronte së bashku me A.B., në lokalin në fshatin Shkjezë në Bushat, ambjent që ishte marrë me qira nga A.B, derisa ky i fundit një ditë i ka kërkuar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me disa persona të tjerë, pasi i nevojiteshin para. Ky ambjent ka qenë fillesa për t’u shfrytëzuar si prostitutë, ku klientët i gjente i dashuri i saj, dhe përfitimet monetare i merrte ai.

Dëshmia e vajzës

Vajza 17-vjeçare u ka treguar prokurorëve se gjithçka e kishte bërë nga verbëria e dashurisë që kishte krijuar, pasi A.B, që tashmë është marrë i pandehur, i kishte premtuar se do të martoheshin pasi të divorcohej me gruan e e parë, me të cilën kishte dhe dy fëmijë, shkruan “shqiptarja”. Mirëpo, pas lënies së këtij lokali, vajza ka filluar punë në një furrë buke, ndërsa tutori i saj ka vijuar ta shoqërojë vajzën e mitur në ambjentet e lokal “Samba” në Shkodër, duke i gjetur klientë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Kryesisht, e mitura frekuentonte hotele në periferi të Shkodrës dhe në zonën e Kryebushatit. Ndonëse ishte kthyer në prostitutë me kohë të plotë, sipas saj, këtë gjë po e bënte si sakrificë për dashurinë e saj që kishte gjetur. Veprimtaria e saj në Shkodër kishte rënë në sy edhe të oficerëve të policisë, të cilët kishin nisur hetimet dhe po ndiqnin lëvizjet e saj dhe tutorit në çdo moment.

“Gjej një shoqe e ikim në Itali”

Gjatë kësaj kohe, tutori i saj A.B i ka thënë 17-vjeçares që të gjente dhe ndonjë shoqe në fillim të verës, dhe të iknin në Itali, ku ai të shkonte më parë dhe A.. të vinte më pas, sëbashku me shoqen e saj. Ka rezultuar nga përgjimet se e dëmtuara shfrytëzohej për prostitucion gjatë natës, dhe për këtë arsye ajo thirrej prej të hetuarit gjatë orëve të natës. Ikja e saj gjatë natës është bërë shkak dhe i konkflikteve të vazhdueshme me familjarët e saj, të cilët nuk e lejonin të largohej gjatë natës, por e dëmtuara, e nxitur prej tutorit të saj, nuk i dëgjonte fare dhe largohej në orare të papërshtatshme. Marrëdhëniet me familjen e saj janë përkeqësuar aq shumë, sa që e dëmtuara ka vendosur të braktisë familjen e saj.

Braktis familjen, iku tek komshiu

Pas largimit nga banesa e saj, e mitura ka shkuar të jetojë përkohësisht tek një komshi me emrin Kola. Gjatë kësaj kohe, vajza ka kërkuar që të shkojë tek banesa e tutorit të saj, por ky i fundit e refuzon, duke i thënë se do të shkonte në Itali, dhe aty pastaj do të jetonin së bashku. Por fillimisht duhet të shkonte ai më parë dhe më pas do të shkonte edhe vajza.

Në funksion të shkuarjes në Itali, e dëmtuara ka nxjerrë dhe pasaportën sapo ka mbushur moshën 18 vjeç. Gjatë kësaj kohe, ajo ka filluar punë në lokalin “Taraboshi” në Shkodër. Në këtë lokal, e mitura njihet me L.Kasemin, e cila punonte aty së bashku me vajzën e saj V. Kasemi. Të dyja ato marrin dhe të miturën në banesën e tyre, duke e strehuar aty. Për të paguar qiranë e shtëpisë, ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me pagesë; një pjesë të klientëve ja ka gjetur L.Kasemi, ndërsa të tjerët i ka gjetur vetë, të njohur të tutorit të saj, që kishte ikur tashmë në Itali.

Gjatë gjithë kësaj kohe, tutori i saj i ka mbajtur lidhjet me të dëmtuarën dhe, kur takohej me të, ia merte dhe gjithë sasinë e lekëve që ajo kishte kursyer. Arrestimi i të miturës është kryer nga policia në hotel “Arlind” në Shkodër, ku u ndalua në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale me një klient. U arrestuan edhe dy gratë që e strehuam dhe e përdornin.

 

Tags: policiaProstitute

TË LIDHURA

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës
Aktualitet

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës

15:14 | 28/03/2026
Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO
Aktualitet

Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

14:55 | 28/03/2026
Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën
Aktualitet

Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën

14:44 | 28/03/2026
Next Post
Nuk dimë se çfarë po hamë/ Bllokohen 2 konteniere me 50.2 tonë mish

Nuk dimë se çfarë po hamë/ Bllokohen 2 konteniere me 50.2 tonë mish

Moti për ditët në vijim, ja çfarë thonë sinoptikanët

Moti për ditët në vijim, ja çfarë thonë sinoptikanët

Berhami flet për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit, ja çfarë do ndodhë

“Hajde Zvicër”, gazeta zvicerane del me titull shqip para ndeshjes me Suedinë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani godet me raketë balistike Jerusalemin, shihni masën e shkatërrimit që la pas 11 të plagosur
Bota

Irani godet me raketë balistike Jerusalemin, shihni masën e shkatërrimit që la pas 11 të plagosur

by mirseda
15:33 | 28/03/2026
0

Një raketë balistike e lëshuar nga Iran ka goditur një zonë në Jerusalem, duke shkaktuar dëme të...

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës

15:14 | 28/03/2026
Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina

Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina

15:03 | 28/03/2026
Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

14:55 | 28/03/2026
Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës

Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës

14:49 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com