Një debat i ashpër ka kapluar mediat dhe rrjetet sociale, në lidhje me komunitetin e LGBT dhe fushatën për orë të hapura në gjimnazet e Tiranës.
Kjo ka sjellë qëndrime te ndryshme, deklarata mediatike here dhe te ashpra ku e kundërshtojnë ketë fushatë, por ka edhe nga ato që e mbështesin.
Por tashmë kjo fushatë ka nisur me mbështetje te Kryeministrit dhe MASH dhe së fundmi dhe nga ambasadori Amerikan Lu i cili i ka bërë një paralajmërim politikaneve Ylli Manjanin, Tritan Shehut dhe Oriola Pampurit, pasi kane mbajtur qëndrim të kundërt më realizimin e këtyre fushatave.
Në shkrimin që sjell për TIRANA TODAY, Suareza Nakuçi ka treguar se: “Përse mendoj që është herët që shkollat të pranojnë komunitetin LGBT për orë të hapura ”. Nakuçi ka trajtuar temën dhe ka treguar dhe analizuar, përse jo!
Në shkrimin e saj ajo ka sjellë dhe të tjera krahasime siç është dhe komuniteti fetar I cili mori ‘ok’ nga MASH, por që asnjëherë nuk u vu në zbatim.
“Përse në shkolla nuk u fol kurrë për komunitetet fetare të cilat tek e fundit predikojnë dashurinë, familjen po ashtu si ju por në koncepte të ndryshme”.
Shkrimi i plotë
Në çdo fazë të jetës sonë ne marrim vendime të cilat do të ndikojnë rrënjësisht jetën e njerëzve që ne do të jemi në të ardhmen,kur gjendemi përpara fakteve,ndoshta nuk jemi shumë të kënaqur me vendimet që kemi marrë.
Kështu,dhe unë si një ish-adoleshente për disa ndodhi të së kaluarës ndoshta nuk jam shumë krenare por sot me përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë që kam bashkë me bashkëshortin duam të rrisim fëmijë psikologjikisht të shëndetshëm. Dua ndoshta si çdo prind që fëmijët të jetojnë fëmijërinë e tyre e hap pas hapi adoleshencën e tyre e me radhë,por këtu më shkëputet fokusimi dhe mendoj paraprakisht për diskutimet e fundit në media lidhur me lejimin e komunitetit LGBT për të kryer orë të hapura mbi bullizmin në gjimnaze. Natyrshëm më vjen një pyetje.
A janë të rinjtë gati të përballen me këto diskutime? A janë ata gati të japin një opinion lidhur me dashurinë në tërësi?
Mendoj që jo
Pa u viktimizuar dhe unë kam qenë adoleshente dhe jo pak herë jam diskriminuar,jo pak herë jam etiketuar pasi isha ndër të paktat vajza adoleshente që kisha lyer flokët,e sa herë mund të jem diskriminuar që dashurova në gjimnaz e lirë pa më drejtuar dhe orientuar askush kë dhe si do dashuroja.
E pra Xheni e dashur vajzë, adoleshentëve u duhet folur me zemër në dorë për çështje të bullizmit dhe kundër diskriminim të komunitetit tuaj por JO sot. Jo sot pasi ka akoma fenomene të cilat sado mendje hapur jemi nuk i kemi pranuar, më është dashur kohë t’i shpjegoj time bije përse fëmijët e vegjël të komunitetit rom lypin pranë xhamave të makinave,ende në shkolla diskriminohen fëmijët me aftësi ndryshe,ende në shkolla mbahen fushata të gjëra për pranimin e fëmijëve autik, akoma flitet fuqishëm që shkolla është laike.
Përse në shkolla nuk u fol kurrë për komunitetet fetare të cilat tek e fundit predikojnë dashurinë,familjen po ashtu si ju por në koncepte të ndryshme.
Të rinjtë sot ashtu sikurse unë dhe “ti” dikur e dashur vajzë ashtu siç jemi diskriminuar dhe e kemi bërë me dashje ose pa dashje. Lërini shkollat të merren një herë me misionin e tyre të të nxënit,nuk jam kurrë po kurrë kundër jush secili ka të drejtën e tij të të jetuarit në paqe me orientimet, prirjet ,obligimet e tij në jetë, bullzmi nuk luftohet duke i folur një adoleshenti ku ende s`ka njohur personalitetin e tij për diskriminim seksual.
Tek e fundit intimiteti i përket vetëm individit dhe lidhja intime vetëm atyre që e përjetojnë. Lërini adoleshentët të mësojnë vet çfarë duhet, lejojini dhe të gabojnë që të mësojnë, adoleshentët ndjekin trende mos bëni trend këto lloj orë të hapura kundër bullizmin ata janë kureshtar,të pa vendosur. Lërini kohës kohë të shfaqin ata pranimin e kujtdo me prirje ndryshe,do të jetë më e pranueshme.
Çdo kush prej nesh e di se shkalla e ndryshimit ngadalësohet gjatë jetës njerëzore, ashtu vjen dhe pjekuria me ritme të ngadalta në fillim dhe shpejton pas fazës se adoleshencës.
Lërini adoleshentët të vijnë tek JU për orë të hapura mos shkoni ju tek ata, ftojini JU krijoni hapësira dhe për veten tuaj mos të ndiheni të vetëdiskriminuar. Ende nuk jeni marrë me të rriturit e logjikshëm që diskriminojnë këdo që munden,kur nuk janë gati këta të rritur si mund të shkoni tek fëmijët e tyre dhe tu jepni informacion si të mbrohen nga bullizmi?
Sado përpiqem t’u shpjegon fëmijëve të mi se duhet të besojnë tek vetja e tyre,sado që i shpjegoj time bije që nuk ka rëndësi mendimi i të tjerëve për të, nuk me lë frika nga lajmet që dëgjoj çdo dy ditë se çfarë ndodh nëpër shkolla. Prindi e njeh fëmijën me shumë se kushdo tjetër lëruani atyre t’i mësojnë që bota është e të gjithëve.
Dhe për ta mbyllur dhe unë në fakultet njoha një vajzë të jashtëzakonshme me prirje seksuale ndryshe, atë nuk e diskriminoi kurrë askush, a e di përse Xhen? Sepse ajo nuk u viktimizua kurrë,nuk i kërkoi të drejtat e saj askund,shijoi dashurinë e saj me partneren e saj që ne heteroseksualët patëm fatin ta njihnin, por e di çfarë ndjeja unë? KURESHTJE! Kureshtje për botën e tyre dhe jetën e tyre. Po adoleshentët vajzë çfarë mund të ndjejnë po t’u flisni ju për këtë dashuri????
Suareza Nakuçi