Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur. Ndër arsyet kryesore që listojnë psikologët është gjenetika, por edhe faktorët ekonomikë.

Edhe pse fenomeni ka qenë në rritje në Shqipëri, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë vijon të mbetet më i ulët se mesatarja e tyre.

Nga të dhënat e marra nga INSTAT për numrin e vetëvrasjeve dhe llogaritjet e Monitor për vitin 2016, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 8. Ndërsa në 2017-n, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 6.2.

Mesatarja e Bashkimit Europian për numrin e vetëvrasjeve për 100 mijë banorë është 11 me të dhënat e fundit të vlefshme të për gjithë vendet anëtare ( viti 2015).

Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjithë vendet e rajonit, apo vendet europiane, Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, ku në 2015-n norma e vetëvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5, në Maqedoni 9.9, në Bosnje 7.1.

BE: Norma e vetëvrasjes më e lartë në Lituani, më e ulët në Qipro dhe Greqi

Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Europian në 2015, rreth 56 mijë (1.1% e totalit) ishin vetëvrasje. Thuajse 8 në 10 vetëvrasje (77%) ishin meshkuj dhe rreth 31% e tyre i përkisnin grupmoshës 45 dhe 60 vjeç.

Në vlerë absolute, Gjermania (10 200 vdekje) dhe Franca me 9200, ishin dy vendet anëtare që regjistruan numrin më të lartë të vetëvrasjeve në 2015, të ndjekura nga Polonia me 5400, Mbretëria e Bashkuar me 4700, Italia me 4000 dhe Spanja me 3600.

Sidoqoftë, për një krahasim më të relevant midis shteteve, vlera absolute është rregulluar duke marrë në konsideratë strukturën dhe madhësinë e popullsisë.

Me 30 vetëvrasje të regjistruara për 100 mijë banorë, Lituania ka deri më tani numrin më të madh të vetëvrasjeve mes shteteve të Bashkimit Europian. Ndiqet nga Sllovenia me 21, Letonia dhe Hungaria, me 19 secila, Belgjika dhe Kroacia me 17 dhe Estonia me 16. Në anën tjetër norma më e ulët është shënuar në Qipro me 4 vetëvrasje për 100 mijë banorë, Greqia me 5, Italia me 6, Mbretëria e Bashkuar me 7, Spanja dhe Malta së bashku me 8.

Në Shqipëri, meshkujt më të dobët. Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje

Meshkujt janë ata që dorëzohen më shpejt përpara vështirësive të jetës, me 68% të vetëvrasjeve në total. Rekordi është në Elbasan ku 12 meshkuj vranë vetën në 2017-n dhe vetëm një femër.

Rrethi që ka më shumë vetëvrasje në vlerë absolute është Tirana, me 37 persona që e kanë ndërprerë jetën përpara kohe (65% ishin meshkuj). Por, nëse i llogarisim sipas numrit të banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça (11.2), Berati (9.9), Durrësi (9.1).

Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje në fakt është ai më i varfëri, Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka këtë tregues 8.7, ndërsa mesatarja globale është 10.7. (Burimi: Monitor)

 

Tags: shqiperivetevrasje

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Pamje të rënda/Çmendet shqiptari, qëllon me armë xhaxhain e gruas

Pamje të rënda/Çmendet shqiptari, qëllon me armë xhaxhain e gruas

Tentoi ta përdhunonte, të bërtiturat e vajzës fundosin shqiptarin

Tentoi ta përdhunonte, të bërtiturat e vajzës fundosin shqiptarin

Keni probleme nga thonjtë e dobët? Ja nga çfarë vuani

Keni probleme nga thonjtë e dobët? Ja nga çfarë vuani







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com