Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, teksa u arrestua sot në qytetin e Pontedera.
I arrestuari është një 22-vjeçar, emri i të cilit nuk dihet ende. Ai u pikas nga policia teksa po lëvizte në krahun e kundërt. Por, kjo nuk ka qenë e vetmja shkelje e tij, pasi pas një kontrolli të bërë nga policia, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 4 mijë eurosh si dhe një sasi drogë e llojit marijuanë.
Dyshohet se i riu shqiptar i ka përftuar nga aktiviteti i paligjshëm. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim.