Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Letrat e Oscar Wilde; Kur takohen letërsia dhe biografia

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Letrat e Oscar Wilde; Kur takohen letërsia dhe biografia

Mbi 1500 letra, pusulla, kartolina, telegrame. Kjo është pothuajse e gjithë korrespodenca e Oscar Wilde, nga koha kur në vitin 1868, vetëm 14-vjeç, i shkroi nënës së tij nga Portora Royal School në Eniskilen në Irlandën e Veriut, deri tek letra e fundit, e dërguar disa ditë para vdekjes së tij nga një hotel modest në Paris në vitin 1900.

Kjo përmbledhje është fryt i bashkëpunim mes studiuesit Rupert Hart-Dejvis dhe nipit të shkrimtarit, Merlin Holand (babai i Merlin, Vivian Wilde, e ndryshoi mbiemrin në Holand, pas skandalit të akuzave për sodomi kundër të atit Oscar).

Të shkruara në harkun e gati gjysmë shekulli, letrat ndryshojnë shumë në ton, por rrëfejnë gjithmonë atë çfarë është e bukur dhe e bën jetën të këndshme, qoftë poezia apo piktura, bukuria verbuese e natyrës, ushqimet e shijshme dhe rrobat e bukura.

Toni ndryshon tërësisht në vitet e fundit, kur Wilde u dënua me dy vjet punë të rëndë për “akte të rënda të shëmtuara” dhe u desh të përballej në burg me ngacmime dhe abuzime, që kishin pak të bënin me bukurinë. Pas vuajtjes së dënimit, shkrimtari dridhet nga mendimi se së shpejti do të ishte në gjendje të rishihte ngjyrat dhe ndjente aromën e jargavanëve.

“Ka qenë përherë kështu, që nga fëmijëria”-shkruan ai nga burgu.

Në letrën e parë të koleksionit, Oscar falënderon nënën e tij, Lady Wilde, për një shportë me dhurata, dhe  e shoqëron pusullën me një batutë. “Rrushi dhe dardhat janë të shijshme, freskuese, por vera e bardhë është paksa e thartë, ndoshta për shkak të shkundjes së tepërt:për pjesën tjetër, gjithçka erdhi në rregull”.

Përveç frutave dhe këmishëve, Oscar donte të merrte revistën konservatore “National Riview”, dhe të informohej për arritjet letrare të nënës, poeteshë dhe patriote irlandeze. Ndërkohë babait, William Wilde, i pasionuar pas arkeologjisë, i shkruan mbi artin dhe arkeologjinë e lashtë. 

Letrat e mëvonshme i drejtohen atij, dhe vijnë nga Italia. Është viti 1874, dhe Oscar, tanimë një student i letërsisë klasike në Oxford, sjell nga udhëtimet përshtypjet dhe vëzhgimet e tij të mprehta. Shija për të bukurën, është e qartë në përshkrimet entuziaste dhe skicat e realizuara me stilolaps të veprave të famshme në Muzeun etrusk të Firences, të kopjuara për të atin; sarkofagët e gdhendur, urnat me kokë dhe armë, monedhat dhe bizhuteritë me dizajn delikate.

Gjatë viteve në universitet, rrethi i korrespondencës zgjerohet. Oscar shkruan mbi argëtimet me shokët e Magdalen College, mbi angazhimin me luhatje në mësime- hutohet nga një udhëtim në Greqi dhe Romë, nga gjuetia e lepujve dhe peshkimi i salmonit në vendlindjen e babait të tij në Konemara.

Në të njëjtën kohë, zhytet në një mijë nisma, ofron këshilla leximi, u dërgon miqve libra si dhuratë, dhe poezitë e veta revistave dhe poetëve më të njohur të kohës. Me të njëjtin shpengim i drejtohet Brauning, Sueinbërn, piktorëve para-rafaelitë, politikanëve si Gledstoun. Por, letrat e tij të një toni pompoz, dhe të mbushura me citate greke dhe latine, shpesh mbeteshin të padëgjuara.

Vitet e fundit të universitetit, shënojnë fillimin e karrierës letrare. Para se të diplomohej me nota maksimale në vitin 1878, Wilde fiton konkursin për poezi për studentët e Oxfordit, të lakmuarin Newdigate. Artikulli i tij “Grosvenor Gallery”, u vlerësua nga kritiku i mirënjohur i artit John Raskin.

Është koha për t’u zhvendosur në mënyrë të përhershme në Londër, dhe intensifikuar marrëdhëniet me shkrimtarë, piktorë, njerëz me ndikim. Në sallonet e qytetit, pëlqehet për sjelljet plot finesë dhe ekstravagancën në të veshur. Por, ai është një lumë i tejmbushur: në vitin 1882 udhëton drejt Shteteve të Bashkuara për një seri leksionesh mbi “lëvizjen e re të artit britanik”, dhe korr një sukses të jashtëzakonshëm.

Konferencat ndoshta më emocionuese, i mban në qytezat e vogla amerikane. U flet për artin mormonëve në Juta; në Kolorado zbret nëntokë në një minierë argjendi, duke i treguar minatorëve mbi Çelinin dhe Perseun. Në Nebraska viziton një burg, dhe e përshkruan pamjen e qelive “me një mjeshtëri tragjike”, e entuziazmon ideja se të dënuarit kanë në dispozicion ndonjë libër të Dantes apo Shellit.

Ka filluar tashmë të shkruajë drama, dhe të marrë kontakte me aktorë të famshëm. Fiton shumë, është i aftë në negociatat me botuesit dhe sipërmarrësit. Pas një viti në Amerikë, bën një ndalesë në Paris, ku i dhuron poetit Stefan Malarme një përkthim në frëngjisht të librit të tij “Portreti i Dorian Grejit”.

Me t’u kthyer në Angli martohet me Konstanca Lloid. Pasojnë vite pune intensive, dhe pastaj “Portreti i Dorian Grejit”, esetë, përrallat e bukura të shkruara për fëmijët Ciril dhe Vivian (Princi i lumtur, Shtëpia e shegëve), dhe triumfi i komedive.

Gjatë kësaj kohe, toni i letrave është hokatar dhe i shkëlqyer. Wilde i duhet shpesh të mbrojë romanin e tij nga akuzat për imoralitet. Por, në kulmin e suksesit me komedinë e tij më të mirë, “Rëndësia e të quajturit Ernesto”, shpërthen skandali. Prej disa kohësh, ai i shkruante letra të pasionuara Lordit Alfred Dagllas, dashnorin e ri të cilin pëlqente ta krahasonte me një narcis, “kaq të bardhë dhe të artë”.

Megjithatë, është pikërisht kjo dashuri për Narcisin, që do t’i kushtojë akuzën e “akteve të rënda të turpshme”. Nga burgu, Wilde vazhdon t’i dërgojë Dagllasit letra kontradiktore, një herë të ëmbla, herën tjetër të mbushura me hidhërim. Më e famshmja, e njohur si “De Profundis”, është edhe një aktakuzë ndaj të dashurit egoist, që e shtyu të sakrifikonte lirinë e vet, dhe që shënon fillimin e një ndryshimi të thellë, si në jetë ashtu edhe në letërsi.

Wilde s’mundet të shkruajë më si më parë, sepse mësoi se dhimbja duke “qenë emocioni më suprem për të cilën është i aftë njeriu”, është “njëherazi si modeli ashtu edhe kriteri krahasues i çdo lloj arti të madh”. Në vitin 1897, pasi del nga burgu, Wilde përfundon duke u ribashkuar me të dashurin e vjetër.

Udhëton në Francë dhe Itali, në Napoli dhe Italinë e Jugut, rikthehet në Paris. Korrespondenca e tij, ende e bollshme, tregon për vendet dhe njerëzit, projektet letrare, por bëhet gjithnjë e më i mërzitshëm. Toni është idhnak, tema kryesore është çështja ekonomike, paratë që s’janë është kurrë të mjaftueshme.

Letrat më interesante dhe pasionante i drejtohen “Daily Chronicle”, dhe përshkruajnë jetën e të rriturve dhe fëmijëve në burg, urinë, ndëshkimet mizore dhe të pakuptimta. Për çdo fëmijë, burgu është një terror i pakuptueshëm, akuzon Wilde.

Dy vjet pas vdekjes së tij, me një letër të fundit drejtuar gazetës, Wilde mori pjesë në debatin për reformën e burgjeve, duke apeluar për reformat të dobishme dhe urgjente.

Për të dhënë kontributin e vet, nuk heziton të rrëfejë në detaje eksperiencat më të dhimbshme dhe poshtëruese për të në burg. Në “De Profundis” ai përsërit disa herë, duke e paralajmëruar zotin Dagllas, se “cektësia është vesi më i madh i një njeriu”.

 

Tags: biografiaGreqiletersialetratoscar wildeOxfordromeRupert Hart-Dejvis

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryesore

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia
Aktualitet

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte
Kryesore

Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

12:02 | 24/06/2025
Next Post
PD publikon listat për 25 qershorin, Basha kryeson Tiranën; Berisha renditet i 7-ti

PD publikon listat për 25 qershorin, Basha kryeson Tiranën; Berisha renditet i 7-ti

Hakmarrja e Bashës; Topalli, Bregu, Bode, Patozi e Selami, jashtë zgjedhjeve të 25 qershorit

Hakmarrja e Bashës; Topalli, Bregu, Bode, Patozi e Selami, jashtë zgjedhjeve të 25 qershorit

Lista e kandidatëve për deputetë/Basha: Përzgjedhja ishte vështirë, kam sjellë të rinj dhe personalitete

Lista e kandidatëve për deputetë/Basha: Përzgjedhja ishte vështirë, kam sjellë të rinj dhe personalitete

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Kaosi i tifozëve dhe ndërprerja, merret vendimi për ndeshjen në Itali
Sport

Kaosi i tifozëve dhe ndërprerja, merret vendimi për ndeshjen në Itali

by mirseda
16:39 | 24/06/2025
0

Sampdoria ka fituar në tavolinë 3-0 ndeshjen e “Play Out” ndaj Salernitanës. Ky vendim erdhi pasi tifozët...

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes së armëpushimit nga Irani

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes së armëpushimit nga Irani

16:26 | 24/06/2025
SHBA zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin, në fokus edhe Shqipëria

SHBA zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin, në fokus edhe Shqipëria

16:23 | 24/06/2025
INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas

INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas

15:08 | 24/06/2025
Tenderi mbi 2 mln lekë për rrugën “Rrëshen-Shpal” që “dogji” kreun e KPP-së dhe tri vartësit e tij

Tenderi mbi 2 mln lekë për rrugën “Rrëshen-Shpal” që “dogji” kreun e KPP-së dhe tri vartësit e tij

15:05 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com