Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Letra prekëse e gardianit Shmajkëll: Presidenti im i dashur, ju u dhatë shpresë të gjithëve

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Letra prekëse e gardianit Shmajkëll: Presidenti im i dashur, ju u dhatë shpresë të gjithëve

Aksidenti tragjik në parkingun e stadiumit të Leicesterit Cityt ka tronditur botën e futbollit. Në të humbën jetën presidenti i klubit Vichai Srivaddhanaprabha, vajza e tij, piloti dhe dy drejtues të Leicesterit. Kjo ngjarje i preku të gjithë për vetë faktin se Vichai Srivaddhanaprabha, shkroi histori në Premier Ligë duke u shpallur kampion me Leicesterin pavarësisht se në atë kampionat kishte ekipe si United,City, Arsenal, Liverpool apo Chelsea.

Portieri i Leicesterit, Kaspet Shmajkëll ishte ndër futbollistët që u prek më shumë nga kjo tragjedi, duke qenë se lidhja e tij me presidentin ishte e ngushtë. Ai ka shkruar një letër dedikimi për presidentin e Leicesterit, duke bërë që të gjithë te preken nga shkrimi i tij.

Letra e plotë:

“Presidenti im i dashur!

Unë nuk mund ta besoj këtë ndodhi. Jam tërësisht i shkatërruar dhe zemërthyer. Thjesht nuk mund të besoj atë që pashë mbrëmë. Ajo nuk duket e vërtetë!

Është e vështirë për ta thënë me fjalë se sa keni menduar dhe sa keni dhënë për këtë klub dhe për qytetin. Të gjithë e dimë për investimin në klubin që ju dhe familja juaj keni bërë. Ju u kujdesët kaq shumë jo vetëm për klubin, por për të gjithë shoqërinë. Kontributi juaj i pafund në spitalet dhe bamirësitë e Leiçesterit nuk do të harrohet kurrë. Keni shkuar më lart në çdo aspekt.

Kurrë nuk kam parë ndonjëherë te një njeri si ti një punë kaq të madhe, kaq të përkushtuar. Ju keni pasur kohë për të gjithë, nuk kishte rëndësi kush ishte. Gjithmonë ju kam admiruar si udhëheqës, si baba dhe si njeri.

Ju ndryshuat futbollin. Përgjithmonë! Ju i keni dhënë shpresë të gjithëve se e pamundura ishte e mundur, jo vetëm për tifozët tanë, por për tifozët anembanë botës në çdo sport! Shumë njerëz nuk e kanë bërë këtë. Kur më morët në vitin 2011 ju më thatë se do të ishim në Ligën e Kampionëve brenda 6 viteve dhe do të bënim gjëra të mëdha. Ju më frymëzuat dhe besova në ju. Ju më bëtë të ndihem sikur asgjë nuk ishte e pamundur. Pa ju dhe familjen tuaj, e gjithë kjo, gjithçka që bëmë së bashku çdo gjë që kemi arritur, kurrë nuk do të kishte ndodhur. Ju e kthyet ëndrrën time në realitet.

Por ajo për të cilën unë jam më shumë krenar është fakti që isha pjesë e vizionit tënd, e mjedisit që keni krijuar. Ky klub dhe ky qytet është një familje. Dhe kjo është e gjitha falë jush. Për këtë, unë u jam përjetësisht mirënjohës. Unë jam me fat që ju kam njohur dhe jam rritur pranë jush dhe familjes suaj të mahnitshme dhe për të gjitha momentet dhe përvojat e përbashkëta që kam pasur me ju në aspektin personal. Më thyhet zemra të di që nuk do të të shoh kurrë në dhomat e zhveshjes, kur vij herët në mëngjes dhe bisedonim për gjithçka. Nuk do të jesh aty duke u kënaqur dhe duke qeshur me djemtë dhe duke parë buzëqeshjen tuaj entuziazmin që i jep të gjithëve me të cilët keni kontaktuar.

Tani kemi një përgjegjësi si klub, si lojtarë dhe tifozë për t’ju nderuar. Do ta bëjmë duke e ditur se jemi familja që ke krijuar. Duke qëndruar pranë dhe mbështetur ata që ishin më të afërt me ju gjatë kohëve jo të mira.

Ju keni pasur një vizion për këtë klub, keni dashur më të mirën për ne. Nuk kishte absolutisht asgjë që nuk do të bënit për ne. Ishit kaq të pasionuar. Ne duhet të respektojmë trashëgiminë tuaj duke dhënë në fushë atë që ju donit. Ju kurrë nuk do ta dini se sa rëndësi keni për mua dhe familjen time. Unë jam vërtet i nderuar dhe i privilegjuar që isha një pjesë e vogël e jetës suaj”, shkruhej në letrën e portierit.

Tags: dashurdhatëGardianitgjithëveLetraprekësepresidentiShmajkëllShpresë

TË LIDHURA

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
Next Post
Euro bie sërish, Banka e Shqipërisë nuk pritet të ndërhyjë më

Euro bie sërish, Banka e Shqipërisë nuk pritet të ndërhyjë më

Sulm vetëvrasës në Tunizi, plagosen 9 persona

Sulm vetëvrasës në Tunizi, plagosen 9 persona

Sali Berisha sulmon Ramën pas marrëveshjes historike me Bashën

Vrasja e Kaçifës/ Nxehet keq Rama, i përvishet Berishës: Materie e biodegraduar!







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com