Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Letra emocionuese e legjendës Hamsik pas largimit nga Napoli: Ju kërkoj falje

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Letra emocionuese e legjendës Hamsik pas largimit nga Napoli: Ju kërkoj falje

Marek Hamsik është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës kineze Dalian Jifang dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis që i ka uruar njëkohësisht edhe suksese ish-kapitenit napolitan. Ashtu si Maradona, edhe Hamsik tashmë konsiderohet një legjendë për klubin dhe si i tillë duhej larguar me nderime, por për këtë ka kërkuar vetë falje Hamsik.

I larguar nga Napoli me katër rekorde të mëdha, Hamsik ka shkruar fjalë zemre në rrjetin social ‘Instagram’, duke i uruar vetëm fat ish-skuadrës së tij. Hamsik është aktualisht futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e Napolit, me më shumë ndeshje në kampionat, me më shumë ndeshje në Europë dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Letra e Hamsik:

“Së pari duhet të kërkoj falje tifozëve të kaltër: kam dashur, kam shpresuar, kam ëndërruar të them lamtumirë me një përshëndetje të madhe në fushë, i shoqëruar nga duartrokitjet tuaja. Ju më keni mbështetur dhe më keni dashur gjithmonë pa kushte, në momente të bukura ose të vështira. Unë do t’iu jem gjithmonë mirënjohës për këtë.

Napolin e kam si tatuazh në lëkurën time. Fitoren e parë në Kupën e Italisë pas 25 vjetësh. Është e pamundur të harrosh atë moment. Është e pamundur të harrohet momenti kur kam thyer rekordin e Bruskolotit ose kur kam thyer rekordin e Diego Armando Maradonës për golat. Kjo më bën jashtëzakonisht krenar. Në Napoli kanë lindur 3 fëmijët e mi, napolitanë në të gjitha aspektet.

Unë do të doja të falënderoja të gjithë, presidentin që më dha mundësinë të qëndroj këtu për 12 vite dhe që e pranoi dëshirën time për të provuar një përvojë të re, të gjithë trajnerët që më kanë stërvitur, të cilëve u detyrohem për rritjen time si lojtar dhe si njeri, të gjithë stafin mjekësor dhe teknik.

Shpresoj që sa më shpejtë të jetën e mundur, të kem shansin e fundit për të bërë një përshëndetje të madhe rrethe qark fushës së ‘San Paolos’ për të marrë përshëndetjet nga të gjithë. E dua dhe do ta dua gjithmonë këtë qytet. Shpresoj që të fitoni Ligën e Europës këtë sezon”, shkruante Hamsik në letrën e tij.

Tags: emocionuesefaljeHamsikkërkojlargimitlegjendësLetranapoli

TË LIDHURA

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

22:26 | 11/11/2025
Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës
Sport

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës

17:13 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
Sport

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
Next Post
Veliaj i hedh zjarrit benzinë: Parti shpellare, i nxorën bojën vendit

Veliaj i hedh zjarrit benzinë: Parti shpellare, i nxorën bojën vendit

Ekskluzive/Zbardhet skenari i protestës, Rama blindon Kryeministrinë

Ekskluzive/Zbardhet skenari i protestës, Rama blindon Kryeministrinë

“Çështja Icardi”, kinezët e Interit blejnë ‘Wanda-n’ për 1.18 miliardë dollarë

“Çështja Icardi”, kinezët e Interit blejnë ‘Wanda-n’ për 1.18 miliardë dollarë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com