Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Letra e muxhahedines për Fatmir Xhafajn: Agjentët e Iranit janë në Shqipëri!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Letra e muxhahedines për Fatmir Xhafajn: Agjentët e Iranit janë në Shqipëri!

Në një letër të publikuar në media, një prej banoreve të kampit të muxhahedinëve i shkruan Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se nuk dëshiron të takohet me babain e saj, i cili kërkon ta bindë të largohet nga kampi. Bëhet fjalë për 38 vjeçaren Somayeh Mohammadi e cila shpjegon se ka pasur disa herë takime me familjarët e saj, të cilëve i ka shpjeguar se po qëndron në kamp me vullnetin e saj. Letra e plotë:

I nderuari Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë

I nderuar Ministër,

Unë jam Somayeh Mohammadi, banuese në Shqipëri dhe anëtare femër e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI).

Kam mësuar se im atë, Mostafa Mohammadi, i cili është gjithashtu agjent i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (MOIS), ka ardhur në Shqipëri me pretekstin për t’u takuar me mua, por në të vërtetë për të realizuar misione kundër PMOI të caktuara nga regjimi iranian.

Në vitin 1998, në kërkim të lirisë dhe demokracisë për Iranin, unë e lashë me vullnetin tim banesën time në Kanada dhe, si shumë iranianë të tjerë që e duan lirinë, u bëra pjesë e PMOI dhe shkova në Kampin Ashraf në Irak. Erdha në Shqipëri me miqtë e mi të tjere pasi u larguam nga Iraku.

Kur ishim në Irak, regjimi iranian mundi të keqpërdorte disa anëtarë të familjeve tona, përfshirë tim atë, kundër PMOI duke i kërcënuar apo joshur ata. Pas takimeve të tij me mua në Kampin Ashraf në Irak në vitet 2002, 2003 dhe 2004 dhe pasi u kthye në Kanada, ai deklaroi papritmas para shtypit dhe autoriteteve kanadeze se PMOI më kishte mbajtur me forcë në Kampin Ashraf kundër vullnetit tim. Ai krijoi blog-e propaganduese në emrin tim në internet, dhe, duke publikuar fotot e mia personale në këto blog-e, dhe duke aplikuar trysni të tjera, ai donte të më bënte të dorëzohesha dhe të bashkëpunoja me regjimin iranian. Bashkëpunimi i tij me shërbimin e inteligjencës së regjimit iranian (MOIS) si dhe shpifjet kundër meje dhe PMOI vazhduan deri në atë pikë saqë, në mënyrë që të bisedonin personalisht me mua dhe të më çonin në Kanada, një delegacion nga qeveria kanadeze erdhi disa herë në Kampin Ashraf në Irak. Çdo herë, në takimet e mia private me delegacionin e qeverisë kanadeze, u kam shpjeguar atyre se qëndroja me PMOI me vullnetin tim të sinqertë.

Pasi nuk kisha më asnjë dyshim se Mostafa Mohammadi, pa asnjë dashuri familjare, po më keqpërdorte si një mjet për të fituar para dhe për të realizuar misionet e MOIS kundër PMOI, unë i ndërpreva të gjitha lidhjet dhe takimet me të përgjithmonë.

Për informacionin tuaj, prania e këtyre agjentëve të MOIS së regjimit iranian rreth Kampit Ashraf nën maskën e familjarëve hapi rrugën për sulmet gjakatare dhe masakrat në Kampin Ashraf. Ata përdorën 320 altoparlantë të fuqishëm për të kumbuar slogane kundër nesh gjithë ditën, dhe në këtë mënyrë na vinin nën një torturë psikologjike. Ata gjithashtu i nxisnin agjentët irakenë të sulmonin Kampin Ashraf. Mostafa Mohammadi ishte gjithmonë i pranishëm në këtë torturë psikologjike kundër banorëve të Ashraf, dhe ishte në krye të saj, sipas fjalëve që agjentët e tjerë thoshin përmes altoparlantëve.

Kam bashkëngjitur faqet e pasaportës kanadeze të Mostafa Mohammadi-t, përmes së cilës ai udhëtonte në Irak. Ndërkohë që ai është shtetas kanadez, dhe duhej të kishte marrë një viza në Kanada, mund të shihni se vizat janë lëshuar të gjitha në Iran, gjë që tregon se prania e tij në Irak ishte për komplote të sponsorizuara nga regjimi iranian. (Bashkangjitja 1)

E kam publikuar të gjithë historinë time dhe përpjekjet e Mostafa Mohammadi-t për të abuzuar me mua, që legjitimizuan vrasjet e banorëve të Ashraf dhe Liberty nga regjimi iranian, në një libër të titulluar “Fundi i një Komploti”, i cili është publikuar në faqe të ndryshme interneti. Libri në persisht dhe përkthimi i tij në anglisht mund të shkarkohen, mes të tjerash, në URL-të e mëposhtme:

http://ëëë.iran-efshagari.com/ëp-content/uploads/2017/06/payany-bar-dastan-yek-taote-eh.pdf

URL e librit në faqen në anglisht Iran Probe:

https://iranprobe.com/books-publications/books-reports/an-end-to-a-conspiracy-by-somayeh-mohammadi.html

Prania e Mostafa Mohammadi-t në Shqipëri është shumë shqetësuese për mua. Nuk jam e shqetësuar për veten, por për sigurinë e miqve të mij në Shqipëri. Prania e tij tregon se regjimi iranian po kërkon të bëjë komplote të tjera djallëzore kundër nesh në Shqipëri. Nuk kam asnjë dyshim se ky regjim, ashtu si në të shkuarën, do të drejtojë fushata demonizuese të tilla si “PMOI nuk më lejon të takohem me Mostafa Mohammadi-n”, apo “Unë, 38 vjeçe, jam në PMOI kundër vullnetit tim” në mënyrë që të hapë rrugën për të goditur sigurinë tonë dhe të shkelë të drejtën tonë për të jetuar.

Prandaj, duke marrë parasysh se qëllimi i regjimit për të realizuar një operacion terrorist kundër PMOI në Paris, dhe arrestimi i agjentëve të tij, duke përfshirë një diplomat, u ekspozua javën e shkuar, do të doja t’ju kërkoja t’ua pengonit rrugën masave të mëtejshme të regjimit iranian duke e përjashtuar Mostafa Mohammadi-n nga Shqipëria.

Me respekt,

Somayeh Mohammadi

8 korrik 2018

Tags: agjentëtFatmir XhafajnIranitLetramuxhahedinesshqiperi

TË LIDHURA

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?
Politikë

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

17:03 | 13/11/2025
Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

16:56 | 13/11/2025
Meloni: Grekët kontribuojnë për Europën! Rama: Në 2028 s’do t’i tërheqim më veshin Kyriakosit
Politikë

Meloni: Grekët kontribuojnë për Europën! Rama: Në 2028 s’do t’i tërheqim më veshin Kyriakosit

16:41 | 13/11/2025
Next Post
Saga e Rrugës së Kombit/Pse qytetarët vazhdojnë të paguajnë

Vettingu në polici/Spaho letër Ruçit: Proces farsë, nuk marrim pjesë në komision

Tjetër tragjedi/I riu mbytet tek Gjiri i Lalëzit, ndërron jetë në spital

Tjetër tragjedi/I riu mbytet tek Gjiri i Lalëzit, ndërron jetë në spital

‘Çmendet’ Trump, kërkon t’i vërë fshesën emigrantëve

Trump i bindur: Qeveria amerikane përgjonte fushatën time në vitin 2016







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?
Politikë

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

by mirseda
17:03 | 13/11/2025
0

Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një...

Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

16:56 | 13/11/2025
Meloni: Grekët kontribuojnë për Europën! Rama: Në 2028 s’do t’i tërheqim më veshin Kyriakosit

Meloni: Grekët kontribuojnë për Europën! Rama: Në 2028 s’do t’i tërheqim më veshin Kyriakosit

16:41 | 13/11/2025
Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

16:37 | 13/11/2025
Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

16:33 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com