Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Letër e hapur për SPAK

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Letër e hapur për SPAK

Nga: Zef Preçi

Nëse SPAK po çon në burg deputetin A. Bllako me argumentin e diskutueshëm se babai i tij është shpërblyer për punë të pakryer në një kompani private, e cila ishte përzgjedhur nën drejtimin e tij, automatikisht nuk mund të përjashtohen edhe sqarimet e mëposhtme.

  1. Punimet e ndërtimit dhe administrimit të nja vepër të tillë me para publike (inceneratorët) pasqyrohen në situacionet përkatëse. D.m.th., shpenzimet e kryera, vetëm ato që janë parashikuar në kontratën koncesionare, likuidohen (paguhen) nga buxheti i shtetit. Çdo shpenzim tjetër, që nuk është parashikuar në koston e veprës së ndërtimit dhe menaxhimit të saj, ligjërisht nuk mund të paguhet nga buxheti i shtetit.

Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mjedisit në komisionin hetimor deklaruan se nuk kanë bërë asnjë verifikim të kryerjes së këtyre shpenzimeve nën argumentin se kjo është punë e supervizorëve. Atëherë, këtu lind pyetja e parë: nëse SPAK ka gjetur gjurmë dërgesash për punë të pakryer në shumën 4 milionë euro, në rastin e ish-shefit të z. Bllako dhe rreth 150 mijë Euro për vetë z.

Bllako përmes pagesës së të atit për punë të pakryer, përse nuk hetohen dhe merren të pandehur supervizorët që kanë certifikuar punimet e pakryera duke dëmtuar kështu arkën e shtetit? E njëjta gjë lidhet me mungesën e plotë të dy inceneratorëve, me pagesat për udhëtimet jashtë vendit, etj.

  1. Burime të ndryshme flasin për miliona euro të shpenzuara për të blerë masmedian ose për të kompensuar financiarisht një numër opinionistësh si pjesë të makinerisë propagandistike të pushtetit. Nuk besoj se institucionet shtetërore p.sh., Ministria e Ekonomisë dhe e Financave të ketë qenë aq e çmendur sa të miratojnë në koston e projekteve individuale të inceneratorëve edhe shpenzime të tilla, qoftë edhe nën emrin e promocionit, për të cilin rezulton se janë shpenzuar.

Atëherë, pyetja e natyrshme është: SPAK a është duke hetuar në këtë drejtim, d.m.th., si për përgjegjësinë e palëve zyrtare të përfshira (nëse kanë lejuar parashikime në zëra të tillë kostoje që nuk lidhen me qëllimin e koncesionit), ashtu edhe për detyrimin e palëve për të kthyer paratë e grabitura “me ligj” në buxhetin e shtetit. Publikimi i një liste pagash vetëm disa muaj më parë dha mundësinë për të mësuar emra protagonistësh të mbipaguar për punë të pakryer me para buxhetore koncesionesh, por me rol jo te vogël në helmimin e opinionit publik në favor të qeverisë…

Për t’u kthyer tek argumenti i fillimit: duke gjurmuar vetëm korrupsionin, SPAK duket se ushqen tezën e njohur të z. Rama se “hetimet nuk thonë asgjë për procedurën, e cila rezulton e rregullt”, dhe po e mban stekën te “peshq” të pavlerë (ndjesë për alegorinë), ndërsa “peshkaqenët” e vërtetë të kësaj afere vazhdojnë të lëvizin fijet e pushtetit e ndoshta edhe teatrin e arrestimeve të derisotme.

E nëse SPAK ecën në këtë drejtim, do të jetë një rrugë e gjatë dhe pakrye për të gjetur edhe 396 milionë euro të tjera, përveç atyre 4 milionë eurove që thotë se i ka gjetur se në cilat llogari kanë përfunduar.

Në të vërtetë, dëmi më i madh i është bërë buxhetit të shtetit përmes procedurës, qysh nga shpallja e emergjencës mjedisore apo nxitja e saj, ndërtimi i kompanive si rrjete merimange për të grabitur buxhetin, transferimi i parave jashtë vendit në llogari off-shore, deri te vazhdimi i pagesave edhe në ditët e sotme.

Kjo duket aq e vërtetë dhe se aq shumë dinë dhe zotërojnë informacion për zyrtarë të lartë të qeverise koncesionarët në arrati, aq sa qeveria nuk guxon as te ndërpresë pagesat në një aferë kaq të lexueshme për cilindo qytetar, votues e taksapagues të këtij vendi.

Një kontratë e fituar në rruge korruptive apo e dyshuar si e tillë, mund të kontestohet ligjërisht dhe askush nuk do ta penalizonte shtetin shqiptar nëse vepron në mbrojtje të interesave publike.

Përtej pritshmërive të mëdha të opinionit publik për rezultate nga SPAK, mendoj se të gjithë duhet të kontribuojmë në mbështetjen e këtij institucioni, duke e konsideruar këtë mbështetje si ndërtim i urave midis shtetit dhe qytetarit, për një Shqipëri më të jetueshme.

Tags: BllakoSPAKZef Preçi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
NATO: Trupat ruse “nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen”

NATO: Trupat ruse "nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen"

Familjet shqiptare humbën 430 milionë euro nga pandemia

Familjet shqiptare humbën 430 milionë euro nga pandemia

SPAK kërkon arrestimin e tij, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit

U tha se u arratis, ja ku ndodhet Alqi Bllako







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com