Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Lëreni Arbën të qetë!

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Lëreni Arbën të qetë!

Nga Mira Kazhani/ Ka një lumë komentuesish që kanë përmbytur wall-in në Facebook apo dhe Instagram të Arba Kokalarit, vajzës me origjinë nga Shqipëria, që është rritur, edukuar në Stokholm/Suedi dhe i kërkojnë 32-vjeçares që mos të harrojë Shqipërinë, vendin ku ka lerë, që të shkruajë shqip, që të mbajë ndonjë flamur shqiptar, e kështu me radhë.

Ky nuk është as naivitet por është pjesë e psikopatisë së brigadave mediokre të rrjeteve sociale, që vdesin e shkrihen mbi flamur e për Shqipëri dhe sot vdesin për Arbën, që s’e kanë ditur më parë që ekzistonte, që po ta shohin keq e kthejnë nga heroinë në një të mallkuar. Arba ka ikur e vogël fare nga Shqipëria me familjen e saj.

Arba Kokalari fitoren ia detyron zgjedhësve të vet, përfshi edhe shqiptarëve emigrantë që jetojnë atje dhe që e mbështetën. Por, që të kuptohemi, Arba ka fituar si një suedeze dhe akoma më shumë ka fituar se është e zonja e vetes. Ia ka dalë se ka punuar dhe ka qenë bindëse.

Pa as më të vocklin dyshim, të hapet syri kur sheh që një vajzë emigrantësh shqiptarë bën karrierë në politikë dhe ia del. Por, a do t’ia dilte Arba po të ishte në Tiranë?

Arbën do ta kishin shtypur, jo tamam si dikur gjakun e saj Musine Kokalarin, por në demokracinë e Tiranës ka forma të reja persekutimi për njeriun që punon, studion, rritet dhe kërkon të kapë majën e vet.

Në Tiranë Arba duhet të bëhej njëherë pis në baltën politike dhe më pas do ngjitej lart, nëse do kishte dedikimin për të qenë ushtare e denjë e kryetarit. Me pak fjalë, Arba në Tiranë nuk do ekzistonte, me gjasë, ndaj lëreni të qetë Arbën të vazhdojë jetën dhe karrierën e saj dhe mos mbështillni në fatin e saj politik, komplekset tuaja fejbukiste.

Thjesht urojini fat dhe reflektoni sesi do duhet që në Shqipëri të lindin Arba dhe të rriten politikane duke mbetur po Arba.

Ekzaltimi pas suksesit të saj, që nuk ka pikën e lidhjes me Shqipërinë, veç ADN-së së saj, është paradoksi që përsëritet për adhurimin që shfaqim për çdo gjë që s’patëm mundësi ta shkelim.

A rritim dot ne Arba? Pa i hequr këpucët, pa u përleshur me policinë? Pa recituar statusin e kryetarit? Pyetje të kota, me pak fjalë!

Tags: ArbenKokalariLëreniMira Kazhaniqetë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Rama më keq se Millosheviçi”/ Politika fut në “sherr” qytetarët: Të vëmë Lulin, është bilbil mali

“Rama më keq se Millosheviçi”/ Politika fut në “sherr” qytetarët: Të vëmë Lulin, është bilbil mali

Studim/ Në lumenjtë e botës, gjenden antibiotikë 300 herë mbi normën

Studim/ Në lumenjtë e botës, gjenden antibiotikë 300 herë mbi normën

E pyeti për korrupsionin, zyrtari i Vladimir Putin plas në tokë gazetarin (Video)

E pyeti për korrupsionin, zyrtari i Vladimir Putin plas në tokë gazetarin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Grabiti shtëpinë, publikohet fotoja e 47-vjeçarit që humbi jetën
Aktualitet

Grabiti shtëpinë, publikohet fotoja e 47-vjeçarit që humbi jetën

by mirseda
17:42 | 13/04/2026
0

Personi në foto është 47-vjeçari Ilir Zarka, i cili humbi jetën në rrethana të pazakonta, teksa kishte...

Modelja e mirënjohur Emina Cunmulaj i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë

Modelja e mirënjohur Emina Cunmulaj i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë

17:40 | 13/04/2026
Bërtiti në avion “bomba bomba”, vihet në pranga lojtari argjentinas

Bërtiti në avion “bomba bomba”, vihet në pranga lojtari argjentinas

17:38 | 13/04/2026
Italia e kishte dëbuar drejt Durrësit, shqiptari hyn përsëri ilegalisht dhe arrestohet në Breshia

Italia e kishte dëbuar drejt Durrësit, shqiptari hyn përsëri ilegalisht dhe arrestohet në Breshia

17:20 | 13/04/2026
Rama: Nafta pa taksë për jahtet, makinat ndotin – kujdes mjedisit

Rama: Nafta pa taksë për jahtet, makinat ndotin – kujdes mjedisit

17:19 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com