Lëkundje të lehta tërmeti kanë goditur pasditen e kësaj të enjteje, rreth orës 17:24, zonën veri/verilindore të Shqipërisë.
Ato kanë qenë të magnitudës 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e kanë pasur 9 km në verilindje të Burrelit, me thellësi 2 km nën tokë.
![](https://tiranatoday.com/wp-content/uploads/2018/11/termeti-1.jpg)
Tërmeti, duke qenë se ka qenë vetëm 31 km larg Peshkopisë dhe 44 km larg Tiranës. Lëkundjet e tij janë ndierë shumë pak edhe në këto qytete. Deri më tani nuk raportohet për dëme, për shkak të shkallës së vogël të lëkundjes.