Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Leksionet e tërmetit/ Ballkani i papërgatitur për një goditje të madhe

6 vjet ago
in Aktualitet, Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Harta e lëkundjeve nga 26 nëntori deri më sot. Ja sa është ulur ritmi i tyre

Nga: Marc Santora, Kit Gillet & Joe Orovic “The New York Times”

Durrës, Shqipëri – Me njërën dorë ende të gjakosur dhe të fashuar me një garzë, Xhaferr Ahmetaj sheh pirgun e rrënojave, ku gjetën vdekjen miqtë e tij nga tërmeti. Vetëm një djalë adoleshent u nxorr i gjallë prej andej.

Tetë anëtarë të tjerë të familjes Lala, përfshirë 2 fëmijë të mitur, gjetën vdekjen si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, që kishte një magnitudë 6.4 ta shkallës Rihter. Ahmetaj, 79 vjeç, ish-ushtarak në profeison, tund kokën i trishtuar. Fajtore për këtë dramë ishte natyra. Por edhe pangopësia e njerëzve.

“Dikur ky vend ishte kënetë, një vend ku njerëzit vinin të peshkonin. Nuk më shkonte asnjëherë mendja se këtu do të ndërtoheshin shtëpi”-thotë Ahmetaj. E megjithatë ato u ndërtuan, në një proces të kompromentuar shpesh nga korrupsioni, dhe përmes një “modeli” të përsëritur në mbarë Shqipërinë.

Tërmeti i 26 Nëntorit vrau 51 njerëz, plagosi qindra të tjerë, dhe la mijëra njerëz të pastrehë. Ndërsa tronditja nuk ka kaluar ende, kjo tragjedi përbën një paralajmërim të forte, për një rajon që është shkatërruar nga tërmete shumë më të fuqishëm në të kaluarën. Ekspertët paralajmërojnë se rajoni është i papërgatitur për një tërmet tjetër të madh.

Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje të Bullgarisë, dhe në të gjitha vendet e Ballkanit në Evropën Juglindore, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë si duhet rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra. Ndërkohë ato inkurajuan bumin e ndërtimeve të reja në vitet 1990, gjatë kalimit nga komunizmi në kapitalizëm, gjatë së cilit standardet e sigurisë shpesh janë lënë pas dore.

Rezultati është që sot miliona njerëz jetojnë në shtëpi, që nuk kanë gjasa t’i rezistojnë një tërmeti të madh thonë ekspertët. Duke inspektuar zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, në pamë që sfidat ishin të mëdha. Tërmeti i kishte bërë edhe më të rrezikuara ndërtesat e ndërtuara dobët, duke ekspozuar dhjetëra mijëra njerëz ndaj rrezikut të mundshëm në të ardhmen.

Vendi nuk ka mjaftueshëm inxhinierë dhe ekspertë për të vlerësuar të gjitha ndërtesat e dëmtuara. Madje edhe kur rreziku dihet, kostoja e riparimeve të nevojshme, është shpesh e papërballueshme, në një nga vendet më të varfëra të Evropës.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi kohët e fundit se qeveria do rishikojë buxhetin për të ndihmuar në trajtimin e krizës, por shtoi se për këtë duhet edhe mbështetja ndërkombëtare. “Është e pamundur që ta përballojmë të vetëm këtë situatë”-tha ai. Ndërsa Shqipëria i ka sytë tek bota, të tjerët në rajon po shfrytëzojnë rastin për t’i rënë këmbanave të alarmit.

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër rumun, Bukuresht, një vizitor symprehtë nuk mund të mos dallojë rrathët e kuq në qindra ndërtesa. Ato u bënë nga inxhinierët, për t’i klasifikuar këto godina si më të rrezikuarat në rastin e një tërmeti. Vetëm në kryeqytetin rumun, 349 godina përfshihen në këtë kategori, dhe ka të ngjarë që ato të shemben nga një tërmet të madh.

Shumica janë komplekse apartamentesh. Qindra ndërtesa të tjera, pritet të pësojnë dëme të mëdha strukturore. Dhe këto janë vetëm ato që janë inspektuar. ”Veç këtyre janë të shënuara me të kuqe edhe 1.600 ndërtesa të tjera. Por nuk e dimë sa të tjera janë të pashënuara, por që janë në rrezik shembje”- thotë Matei Sumbasaku, themelues i një organizate joqeveritare, e fokusuar tek zvogëlimi i rrezikut sizmik.

“Kjo është kriminale, dhe ne po ua themi këtë gjë njerëzve që banojnë në këto godina”- shton ai. Sumbasaku ka ende të freskët kujtimin e tragjedive të kaluara. Rumania përjetoi 2 tërmete shkatërruese gjatë shekullit XX-të. Në vitin 1940, një tërmet me magnitudë 7.4 goditi në Vrançean në Rumaninë Lindore, duke shkaktuar shumë dëme dhe viktima.

Po në të njëjtin rajon ra një tjetër tërmet më 4 mars 1977, me magnidutë 7.2. Më shumë se 30 godina të larta në Bukuresht u shembën, edhe pse ishte 160 km larg epiqendrës. Rreth 1.578 njerëz u vranë, dhe mbi 11.000 u plagosën. Ishte një nga fatkeqësitë më të këqija natyrore në historinë moderne të vendit, dhe që nxiti një seri reformash.

Profesor Radu Vakareanu, rektor në Universitetin Teknik të Inxhinierisë së Ndërtimit në Bukuresht, thotë se asnjë vend nuk është realisht i përgatitur për një tërmet shumë të fortë, ndoshta përveç Japonisë. Që nga tërmeti i 1977-ës, Rumania ka hartuar disa rregullore të mira teknike, që zbatohen përmes një monitorimi shumë të rreptë, shton ai.

Por ndërhyrjet përforcuese në godinat e dëmtuara nuk kanë ecur si pritej, kryesisht për shkak të problematikës me pronësinë e pallateve. “Në vitin 2018 u krye simulimi i një tërmeti, dhe autoritetet thanë se mund të vdisnin 4.000 njerëz. Ata kanë dashur të mos shqetësojnë shumë popullatën, pasi numri i viktimave mund t’i kalojë 10.000”- thekson Vakareanu.

Në Rumani, më të rrezikuara janë godinat e vjetra. Por në vende të tjera si Shqipëria, ato që shqetësojnë më shumë ekspertë, janë ndërtimet e viteve më të fundit. Kur një tërmet relativisht i butë me një magnitudë 5.7 goditi Bullgarinë në vitin 1986, dëmet ishin shumë të mëdha nga ç’mund të pritej.

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në Bashkimin Evropian, ndërtimet në vend duhet të respektojnë standartet evropiane për rezistencën ndaj tërmetit. Por shumë nga godinat datojnë që nga koha e komunizmit. Pastaj pas viteve 1990, pas shembjes së komunizmit, në treg hynë spekulatorët, dhe godinat e reja janë me pikëpyetje.

Përgjatë bregdetit të Adriatikut, nga Dalmacia Veriore në Kroaci, përmes Malit të Zi dhe më në jug në Shqipëri, rezultatet e lëvizjeve të pllakave tektonike, mund të shihen në peizazhin mahnitës të maleve që ngrihen mbi detin Adriatik. “Ky peizazh është ende në formim e sipër, duke e bërë bregdetin e Ballkanit të pritur ndaj lëkundjeve”-thotë profesor Bozhidar Paviçeviç.

Paviçeviç, sot 86-vjeç, u përball me një tërmet shkatërrues në Shkup në vitin 1963, që shkaktoi më shumë se 1.000 njerëz të vdekur dhe qindra mijëra të pastrehë. Tragjedia nxiti një studim disa vjeçar dhe zbatimin e rregullave të reja të ndërtimit, që marrin në konsideratë veprimtarisë sizmike.

Ato u forcuan më tej kur një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Malin e Zi në prill të vitit 1979, dhe preku gati të gjithë bregdetin e Adriatikut. Dëmi 4.5 miliardë dollarësh, ishte i barabartë me PBB-në e 4 viteve të republikës së vogël jugosllave. Tërmetet e shekullit të XX-të, nxitën studime të mëdha mbi tektonikën e pllakave. Por Paviçeviç shqetësohet se Ballkani e ka injoruar historinë e vet sizmike, dhe leksionet që na ka lënë ajo.

TIRANA TODAY

 

TË LIDHURA

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
Aktualitet

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë
Aktualitet

Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

21:14 | 02/09/2025
Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë
Aktualitet

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

20:49 | 02/09/2025
Next Post
SHBA ofron 10 mln dollarë për gjetjen e tyre, kush janë dy “kokat” që kërkohen

Pse SHBA-ja nuk po “ia mbledh dot” Iranit dhe Koresë së Veriut

Binjakët, shenja më me fat e ditës

Socializohen që në barkun e nënës, ja çfarë nuk dini mbi binjakët

Shuhet aktorja e mirënjohur shqiptare

Demokratët në zi, ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com