Një lajm fantastik ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane. Bëhet fjalë për ish-futbollistin Gianluca Vialli, i cili pas një beteje 17-mujore me kancerin pankreatik, është shëruar.
55-vjeçari zbuloi në vitin 2019 se ai po luftonte me këtë sëmundjen dhe pas thuajse një viti e gjysmë, ia ka dalë.
Vialli mori dje një lajm pozitiv me testet e fundit, që nuk tregojnë shenja të sëmundjes, pas dy cikleve të trajtimit të kimioterapisë. Ish-futbollisti i Juventus dhe Chelsea e la futbollin e luajtur në maj të vitit 1999 dhe tashmë, po punon prej vitesh si trajner.