Ish- deputeti demokrat, Lefter Maliqi pas një takimi “kokë me kokë” ditën e djeshme me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”.
Në këtë reagim, Maliqi i jep ultimatum Bashës për të reflektuar lidhur me listat e kandidatëve për deputet në qarkun e Beratit.
I kontaktuar nga redaksia e Tirana Today, Maliqi është shprehur se ditën e djeshme është takuar me kryetarin e PD-së z. Basha dhe i ka kërkuar atij rishikim të renditjes së tij në listat e PD –së për Beratin.
Më tej, Maliqi tha se ky qark ndryshe nga qarqet e tjera të vendit duhet të ketë një ndryshim sa më të shpejtë pasi elektorati i djathtë në Berat është i lidhur drejtpërdrejt me kontributin e individit.
Gjithashtu, ish- deputeti i PD-së, pohoi për Tirana Today se gjatë takimit të djeshëm ai i ka bërë të qartë z. Basha se në qoftë se PD-ja nuk reflekton brenda një jave ai do të tërhiqet nga gara.
Maliqi ka shprehur keqardhje për listat e PD duke thënë se Berati me këtë listë që ka është drejt dështimit fatal dhe sipas tij do mbi 10 vjet që të ringrihet.
Kujtojmë se sot janë dorëhequr nga gara edhe 2 kandidatë të tjerë në listat e PD-së të cilët janë Sazan Guri dhe Ramiz Çobaj.
Lista e kandidatëve për Beratin
1.Eduart Halimi
2.Astrit Veliaj
3.Lefter Maliqi
4.Besart Xheferi
5.Sazan Guri
6.Bujar Hoxha
7.Myslym Haxhi
Statusi në Facebook:
???!!! Thirrje.! Z.Basha ju lutem ejani në Lapardha sa më parë dhe shpjegoju Republikën e Re 18.000 banorëve të Lapardha -Lumas,premtoj kush do ti përfaqësoj këta banorë të ndershëm që ju kanë pritur në mënyrë legjendare sic keni thënë ju.dhe po madhështore kan pritur Liderin Berisha.! Ju lutem eja sa më shpejt,une si zhgënjej dot,ata po presin me padurim fjalën tuaj me mikun tuaj të shtrenjtë që u prezantove një vit më parë dhe për Republikën e Re.! Shih videon.! Nëse ju nevojitet shihni 5 videot e hedhura sot në fb tim më poshtë me takimet entuziaste madheshtore ne plot zona te tjera me liderin Berisha qe u kthyen nga 18% ne 60% të djathta.!Unë smund ti takoj dot pa ju. Ju lutem më lini ditën dhe orën sa më shpejt per miting ???!!!











