Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Le Matin (1913)/ Intervista e Ismail Qemalit për gazetarin francez

8 vjet ago
in Të Gjitha
Le Matin (1913)/ Intervista e Ismail Qemalit për gazetarin francez
Gazeta franceze, ‘Le Matin’ ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n° 3, intervistën e rrallë të Ismail Qemalit, i cili gjendej në kryeqytetin italian, Romë. Lideri shqiptar ka folur për kufijtë e Shqipërisë, ku dhe ka ngritur shumë pyetje mbi qëllimet e Evropës (Fuqive të Mëdha) ndaj kombit tonë.
Kufiri me Malin e Zi ka qenë çështja më shqetësuese për kryetarin e qeverisë së përkohshme, i cili nuk ka nguruar të japë mendimin e tij. 

“Romë, 3 Prill. Shkresë e veçantë e gazetës « Matin » – E takova sot Ismail Qemalin, i cili gjendej i rrethuar nga disa anëtarë të qeverisë së përkohshme dhe shumë patriotë shqiptarë, të cilët, në shenjë falenderimi, urimi dhe përkushtimi, kishin ardhur për të mbështetur shefin e tyre që mban mbi supe të gjithë përgjegjësinë për të udhëhequr hapat e parë të shtetit të ri.

Ismail Qemali sillej me të gjithë si një baba ; protokolli u la mënjanë në këtë mbledhje. Kur u gjeta vetëm me Ismail Bej Qemalin, folëm fillimisht për udhëtimin e tij, pastaj e pyeta për kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë.
Ismail Qemali: Ja, kjo është pyetja kyçe, të tjerat janë pa interes ose të parëndësishme. Evropa, dëshiron një Shqipëri të qëndrueshme apo një vend fantazëm? A dëshiron ajo një vend të pavarur apo preferon të krijojë një lodër, një instrument të thjeshtë për ambiciet e ndryshme të vendeve të Ballkanit ? A do të sigurojë paqen apo të përgatisë rrëmujat e ardhshme ? Nëse dëshira e saj është që të krijojë me të vërtetë një Shqipëri të lirë, atëherë duhet që kufijtë e dhënë prej saj të jenë të zgjeruar mjaftueshmërisht.

Gazetari: Kufijtë që Greqia ju propozon në jug a u përgjigjen aspiratave tuaja ?
Ismail Qemali:
 Nuk janë ata që ne prisnim, por më së shumti është kufiri verior që na shqetëson. Traditat, zakonet e popullsisë në këto zona janë plotësisht shqiptare, dhe ne besojmë se Fuqitë e Mëdha do t’i marrin parasysh.

Gazetari: Ato (Fuqitë e Mëdha) kanë shprehur tashmë synimin e tyre për të ju dhënë Shkodrën, por çfarë do të ndodhë në qoftë se qyteti bie në duart e Malazezëve?
Ismail Qemali:
 Ne jemi tërësisht në duart e Fuqive të Mëdha. Ne nuk mund të ushtrojmë asnjë lloj presioni tjetër përveçse atij që rezulton nga forca e ligjit dhe kotësisë së pretendimeve malazeze. Malazezët kanë jetuar vetëm në shkëmbinjtë e tyre ; ata nuk zbritën kurrë në fushë (ultësirë). Unë e kuptoj se ky rajon pjellor rrit oreksin e tyre. Traktati i Berlinit qe zemërgjerë për ta; Po ashtu si Franca në Bruksel, ata nuk mund të kenë më shumë të drejta në Shkodër.
Në këtë qytet, çdo gjë është shqiptare, traditat, zakonet, feja. Banorët janë katolikë ose myslimanë, ndërsa malazezët, në të kundërt, janë ortodoksë. Shkodra është koka e Shqipërisë, dhe Fuqitë e Mëdha, nëse janë të gatshme të mundësojnë lindjen e saj, atëherë nuk mund ti presin kokën paraprakisht.
U ndava me Ismail Bej Qemalin. Sapo njoftuan ardhjen e ambasadorit të Turqisë.”
* Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Tags: 1913francezgazetariintervistaIsmail QemalitLe Matin

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Jose Aldo: Situata me McGregor është e shëmtuar, UFC të marrë një vendim

Jose Aldo: Situata me McGregor është e shëmtuar, UFC të marrë një vendim

Reforma e taksave/ Trump fton në bisedime republikanët

Reforma e taksave/ Trump fton në bisedime republikanët

Suarez: Neymar është miku im, ai nuk do të shkojë tek Real Madrid

Suarez: Neymar është miku im, ai nuk do të shkojë tek Real Madrid

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com