Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lavrov, SHBA-ve: Të paskrupullt, s’pranoni asgjë!

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Lavrov, SHBA-ve: Të paskrupullt, s’pranoni asgjë!

Russia Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, ka lëshuar akuza të forta ndaj politikës amerikane dhe ndikimin e saj në strukturat gjeostrategjike. Çështjet më të diskutueshme janë marrëveshja me Iranin, kriza e Koresë së Veriut, sjelljet në konfliktin e Sirisë. Për Lavrov, këto tematika tregojnë qartë se politika amerikane nuk  po krijon një realitet të arsyeshëm.

Ai gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij në funksionet e politikbërjes, duke ripërsëritur se politika e jashtme amerikane ka probleme.

“Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov gjeti fjalë të qarta në konferencën e tij vjetore të shtypit në adresë të SHBA. Ai e sulmoi ashpër Uashingtonin. Metodat e politikës së jashtme të SHBA Lavrovi i quajti “problematike dhe të paskrupullta”. Kritika të qarta formuloi ai veçanërisht ndaj ultimatumit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të ndërmarrë ndryshime në marrëveshjen atomike me Iranin. Deklaratat më të fundit të Trumpit nuk çojnë në “optimizëm ose stabilitet” në marrëveshjen e Iranit, tha Lavrovi. “Ne nuk do të mbështesim, atë që përpiqen të bëjnë SHBA, pikërisht që të ndryshohet formulimi i një marrëveshjeje dhe të futen në të gjëra, të cilat janë krejtësisht të papranueshme për Iranin”, tha Lavrovi-shkruan DW.

Rusia do t’i bindë SHBA

Në lidhje me marrëveshjen atomike, Trumpi i la edhe më tej të shfuqizuara sanksionet e hequra të SHBA ndaj Iranit, por njëkohësisht kërkoi ashpërsimin e kushteve të vendosura Iranit. Duhet të mbyllen “boshllëqe shkatërrimtare”, përndryshe Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja, deklaroi Trump.

Në këtë kuadër, kryediplomati rus paralajmëroi për pasoja negative që do të kishte te kriza e Koresë së Veriut një tërheqje nga marrëveshja atomike me Iranin. Nuk mund të spekulohet, që të lidhet me Kim Jong Un-in një marrëveshje e ngjashme si me Iranin, kur pikat për të cilat është rënë dakord me Iranin nuk respektohen. Kërcënimet nga Uashingtoni e kanë keqësuar në vitin 2017 gjendjen e tensionuar në pjesë të ndryshme të botës, tha Lavrovi.

Sipas tij, SHBA nuk e njohin “realitetin e një bote multipolare” dhe nuk i dëgjojnë pikëpamjet e fuqive të tjera botërore. “Ne do të përpiqemi edhe më tej t’i bindim SHBA, se Irani i plotëson detyrimet e tij”, tha Lavrovi.

E ardhmja e Lavrovit mbetet e paqartë

Lavrovi është një mbështetje qendrore e politikës së jashtme të Presidentit Vladimir Putin. Lavrovi ndodhet në post që prej vitit 2004 dhe është në këtë mënyrë njëri nga anëtarët e qeverisë me vjetërsi më të madhe në detyrë. Në qarqet e ekspertëve të Moskës ka fjalë se diplomati 67 vjeçar mund të largohet pas zgjedhjeve presidenciale në mars dhe rizgjedhjes së pritshme të Putinit. Por për këtë Lavrovi nuk u shpreh.

“Unë nuk jam mësuar të bëj gjë tjetër veçse të garantoj punën maksimale efektive të ministrisë sonë, dhe tani kjo është detyra ime më e rëndësishme”, tha ai. 

 

Tags: asgjelavrovpaskrupulltSHBAspranoni

TË LIDHURA

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve
Bota

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar
Bota

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar

19:14 | 01/12/2025
Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë
Bota

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

18:51 | 01/12/2025
Next Post
Kastriot Dervishi: Serbët ndërtuan Shqipërinë e Enver Hoxhës

Kastriot Dervishi: Serbët ndërtuan Shqipërinë e Enver Hoxhës

Vrasja e Oliver Ivanoviçit si shenjë e ndarjes së Kosovës

Vrasja e Oliver Ivanoviçit si shenjë e ndarjes së Kosovës

Flamurtari kërcënon Dukën: Shumë shpejt del videoja që do t'iu fundosë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com