Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lavrov fajëson SHBA-të për rritjen e tensioneve në nivel botëror

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Lavrov fajëson SHBA-të për rritjen e tensioneve në nivel botëror

Ministri i Jashtëm në detyrë i Rusisë Sergey Lavrov, ka fajësuar, siç tha, politikat “agresive” të SHBA-së për rritjen e tensioneve në nivel botëror, si dhe i bëri thirrje Uashingtonit dhe Teheranit t’i shtensionojnë raportet ndërmjet tyre.

Duke folur në konferencën e tij vjetore për media më 17 janar, Lavrov e cilësoi rrëzimin e aeroplanit ukrainas, nga ana forcat iraniane të mbrojtjes ajrore, si një sinjal paralajmërues për të filluar qetësimin e situatës.

“Një rritje e tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e asnjërës prej krizave në rajon”, tha Lavrov.

Rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Teheran, më 8 janar, vrau 176 persona në bord.

Tragjedia ndodhi disa orë pasi Irani gjuajti me raketa balistike në dy baza që strehonin forcat e SHBA-së në Irak, si përgjigje ndaj vrasjes së komandantit të lartë iranian, Qasem Soleimani, nga një sulm ajror amerikan.

Autoritetet iraniane fillimisht mohuan çdo përgjegjësi, por tre ditë pas incidentit pranuan se avioni u qëllua “pa dashje”.

Lavrov tha se ai nuk po bënte “justifikime për askënd”, por operacioni “i pashembullt” i SHBA-së “minoi dhe vuri në dyshim të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar.”

Lavrov gjithashtu kritikoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për nxitjen e një mekanizmi përçarës, sa i përket marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive globale.

Ai përmendi uljen e angazhimit të Teheranit në këtë marrëveshje, të cilën Shtetet e Bashkuara e braktisën njëanshëm në vitin 2018.

Teherani ka bërë disa hapa prapa nga përmbushja e angazhimeve të tij për paktin e vitit 2015-të, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja dhe zbatoi sanksione të ashpra ndaj Iranit.

Palët e mbetura të marrëveshjes – tre fuqitë evropiane, plus Kina dhe Rusia – janë zotuar ta mbajnë “të gjallë” marrëveshjen.

Por, partnerët evropianë nuk kanë qenë në gjendje t’i ofrojnë Teheranit një zgjidhje për të shitur naftën e papërpunuar jashtë vendit, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së, shkruan “rel”.

Kjo situatë ka bërë që vlera e monedhës së Iranit të bie, duke ngritur nivelet e inflacionit.

Tags: lavrovnivel boterorSHBAtensione

TË LIDHURA

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë
Bota

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil
Bota

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve
Bota

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Next Post
 Zjarri në Kurbin/ Fëmijët e familjes ishin duke luajtur me shkrepëse

 Zjarri në Kurbin/ Fëmijët e familjes ishin duke luajtur me shkrepëse

Vetëvendosja: Do e dërgojmë emrin e kryeministrit tek Presidenti pa vonesa

Vetëvendosja: Do e dërgojmë emrin e kryeministrit tek Presidenti pa vonesa

Drejtësia hyjnore nuk ekziston, por hakmarrja e bën njeriun të ndjehet hyjni

3 vite burg për 23-vjeçarin që grabiti lekët e ahengut në shtëpinë e hallës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS
Aktualitet

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

by mirseda
13:20 | 06/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-deputetit të...

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com