Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Largohen nga jeta luksoze në Egjipt, djali do që të jetojnë në Shqipëri (Video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Largohen nga jeta luksoze në Egjipt, djali do që të jetojnë në Shqipëri (Video)

Kur Donika njohu bashkëshortin mbi 20 vite më parë nuk i’a merrte mendja kurrë që ai që u hoq si mjek në fakt do bëhej shpirti i saj binjak. Një dashuri mes Egjiptit dhe Shqipërisë që i rezistoi shumë intrigave dhe vështirësive, por që tashmë po rrezikohet nga largësia. Sot ajo do i japë një mesazh Mohamedit, djalit të saj pasi pavarësisht moshës duket se ai ka në dorë të ndryshojë disi fatin e kësaj historie…

“Historia ime ka filluar në vitin 1993. Kur shkova në ambulancë për një vizitë dhe atje ishte një doktor egjiptian, aty ishte dhe një tjetër që nuk ishte doktor, por u prezantua si mjek dhe më vizitoi. Duhet të vish nesër prapë dhe të marrësh një fasho dhe vaj ulliri për krahun. Unë shkova përsëri dhe më thotë të dalim për kafe, jo i thash unë, po do hajde në shtëpi, por unë iki para ai erdhi pas meje. Kur u thosha shqiptarëve hajde në shtëpi iknin se unë kisha dhe katër vëllezër. Ai fliste shumë pak shqip, por unë e kuptoja shumë mirë.

Shkuam në shtëpi, më pyesin se kush ishte, por unë nuk e njihja. Erdhën vëllezërit, babai dhe më thanë ti vetëm thuaj jo dhe merremi ne, por mua nuk më linte sedra, ai erdhi në shtëpi dhe më dukej e rëndë që ta refuzoja. Shumë politikë nga shtëpia, por unë pranova, kjo është e shkruar për mua dhe kështu do ndodhi, vendosa të lidhem me Emadin. Nga familja më thanë se po të doli keq nuk ke më punë në shtëpi, u fejuam dhe ai iku në Itali, tre muaj pa folur në telefon. Gjatë kësaj kohe familja kërkonin të më fejonin me ndonjë dhe të harroja Emadin.

Unë i shkrova një letër në shqip që të më merrte në telefon një herë nëse donim të vazhdonim. Sa mori letrën direkt telefonoi, por unë isha në spital tek mbesa dhe foli në telefon me vëllain që i tha se është në spital. Ai kujtoi se mos kisha bërë unë ndonjë gjë vetes nga dashuria për atë dhe të nesërmen vjen në shtëpi.

Pas 4 muajsh u martuam, pas tre ditesh martesë shkuam në Egjipt dhe kishte dal familja e tij të na priste. Kur shkova në Egjipt më thonin europiania, sepse nuk isha e mbuluar. Atje isha në mes të luksit, por isha shumë e lidhur me familjen dhe u ktheva. Ai ishte tregtar këtu dhe bënim një jetë të mirë. Kam dy vajza, Seham dhe Uarda dhe djalin Mohamed. Sa erdhi në jetë djali nisën konfliktet me familjen e tij.

Kur ke vajza pasuria ndahet ndërmjet vëllezërve dhe motrave, ndërsa kur ke djalë pasuria i mbetet atij. Vjehrri i bëri një pallat 6-katësh djalit që lindi. Unë nuk ndërhyj në marrëdhënien e tij me familjen, por i thoja Emadit që shikoj shumë shtirje. Në një moment ai pësoi aksident në makinë bashkë me Mohamedin. Ata të dashurit e Emadit u larguan dhe një gotë ujë nuk i dhanë.

Çdo gjë e kalova vetëm, por Zoti njeriun e drejtë e ndihmon, vonon, por nuk harron kurrë. Më vonë vjen një letër, sepse vjehrra nuk kishte paguar detyrimet ndaj shtetit pasi i kishte shitur pasurinë e djemve. Ajo mendoi më të keqen për djalin e saj, Emadin. Doktori nuk i kishte dhënë shpresa Emadit, por dy ditë pas aksidentit të tij vdes vjehrri… Sot kam sjell djalin, sepse burrit tim i është refuzuar viza për në Shqipëri. Unë, Mohamedi dhe vajzat jetojmë këtu, sepse djali ftohtësinë e familjes së burrit ndaj meje nuk e duron dot, kjo ka nisur që në moshën 7-vjeçare. Muhamedi tani është 12 vjeç, por që i vogël thotë jam shqiptar dhe nuk do të ikim në Egjipt, sepse ka gjithë shoqërinë këtu…”. /tvklan.al

Tags: DonikaEmadinMohamedit

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Çelsi kërkon urgjentisht sulmues, në shenjestër ylli i Bajernit

Çelsi kërkon urgjentisht sulmues, në shenjestër ylli i Bajernit

Aksident në Shkodër, plagoset pasagjeri

Aksident në Shkodër, plagoset pasagjeri

Gazetarja shqiptare përplas me makinë një person në autostradë (Video)

Gazetarja shqiptare përplas me makinë një person në autostradë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com