Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Lame nxjerr fotot nga arkiva: Kur maja e flamurit deformohej me bishta dhe koka perdesh

8 vjet ago
in Të Gjitha
Lame nxjerr fotot nga arkiva: Kur maja e flamurit deformohej me bishta dhe koka perdesh

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka publikuar sot disa foto të majave të flamujve ndër vite.   

Në kuadër të 105-vjetorit të Pavarësisë, Lame publikon një pjesë nga koleksioni i tij, teksa bën një shpjegim për secilën foto, ndërsa nuk rezervohet aspak teksa thotë se flamuri ynë nuk ka faj për paaftësinë tonë.

Me anë të fotove, Lame denoncon edhe transformimin e majës së flamurit në bishta e koka perdesh, në vitin 2010, teksa publikon edhe foton e Berishës.

“Ishallah na zëntë turpi një sahat e më parë, që të bëjmë zahmet e tja ngremë kryet, në mos më shumë, të paktën aq sa na e lanë gjyshërit”, shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI  I LAMES:

DITA E FLAMURIT

Termi “ibret-i alem” vjen nga osmanishtja ibret=turp dhe alem=majë, kulm, pra kulmi i turpit. Kaq si fillim.
Maja e flamurit në osmanisht quhej “bajrak alem”, nga bajrak=flamur dhe alem=majë. Në anglisht majës së flamurit i thonë “flag pole” ndërsa në italiasht “puntale da bandiera”.
Maja e flamurit është pjesë përbërëse e tij dhe, në shumë vende ka të njëjtën vlerë sa edhe vetë flamuri. Psh në simbologjinë ushtarake të Evropës latine, një flamur kthehet në flamur ushtarak vetëm pasi i vendoset maja e bronxtë dhe ky proces quhet “armare la bandiera”.
Në këtë ditë të kujtimit të flamurit tonë, dua të ndaj me ju ca maja flamujsh që kohë pas kohe u kanë ndenjur përsipër bajrakëve të këtyre anëve.

– Fillimi i shek. XIX. Alem bayrak, majë flamuri osmane e periudhës së sulltan Mahmudit II. Bronx.
– Fundi i shek. XIX. Nishani bayrak, majë flamuri osmane e periudhës së sulltan Abdyl Hamidit II. Gjetur në Elbasan. Bronx i larë në ar.
– Fillimi shek. XX. Bajrak alem standart për flamujt ushtarakë turq. Bronx.
– Rreth 1920. Majë flamuri shqiptare për flamujt luftarakë. Derdhje artizanale në bronx.
– Vitet ’30. Majë flamuri prodhim italian i viteve ‘10-‘20, e përdorur për flamujt shqiptarë. Llamarinë bronxi e stampuar.
– Rreth 1940. Maja e flamurit luftarak të Regjimentit 72 të Ushtrisë Mbretërore Italiane. Humbur prej tyre në vitin 1943 dhe gjetur në Shkodër në vitin 2002. Bronx i larë në ar.
– Rreth 1941. Maja e flamurit luftarak të Gardës Mbretnore Shqiptare. Bronx i larë në ar.
– 1942. Maja e flamurit shtetëror të Mbretnisë Shqiptare. Bronx i larë në argjend.
– 1943. Maja e flamurit luftarak të Ushtrisë Shqiptare.
– Rreth 1970. Majë flamuri për flamujt luftarakë të Ushtrisë Popullore të R.P.SH.-së.
– Rreth 2000. Majë flamuri jozyrtare, prodhim artizanal.
– 2010. Majë flamuri për flamujt luftarakë shqiptarë, e bërë me bishta dhe koka perdesh. Dru i tornuar.

Dhe këtë të fundit, që të mos më akuzoni se po tallem a shakatosem, po e shoqëroj me një fotografi nga një ceremoni zyrtare e kohës, ku duken mirë e bukur kokat e perdeve majë flamujve. Me ç’duket, tenderin për të bërë flamurët e ushtrisë atë vit do e ketë fituar Megateku. Tamam “ibreti alem”, ashtu siç i hapa këto rradhë.

Sidoqoftë, flamuri i kuq me zhgabë të zezë, nuk ka faj për paaftësinë tonë që ta nderojmë e ta lartojmë siç ja do vëndi e zakoni, ndaj ishallah na zëntë turpi një sahat e më parë, që të bëjmë zahmet e tja ngremë kryet, në mos më shumë, të paktën aq sa na e lanë gjyshërit.
Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithëve!

A.

Tags: arkivaArtan Lamedeformoheje flamuritmajapublikon fotot

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
“Prishtina i shpall luftë  Malit të Zi. Prapa qëndron Shqipëria”

“Prishtina i shpall luftë Malit të Zi. Prapa qëndron Shqipëria”

Vizita e Erdogan/ Operacion anti-terrorizëm në Greqi, arrestohen 9 persona

Vizita e Erdogan/ Operacion anti-terrorizëm në Greqi, arrestohen 9 persona

Kryemadhi dhe Sejdini me dorë në zemër

Kryemadhi dhe Sejdini me dorë në zemër







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com