Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Lamallari: Drejtësia u shkëput nga politika, tani duhen standarde të panegociueshme demokratike

12 orë ago
in Politikë
Lamallari: Drejtësia u shkëput nga politika, tani duhen standarde të panegociueshme demokratike

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha mes të tjerash se viti 2024 shënoi një kthesë reale me shifra e fakte në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në vecanti. Sipas tij drejtësia tashmë ka hyrë në një fazë të re konsolidimi dhe se tani kemi qartësisht një realitet të ri institucional.

“Në vitin 2024, Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe të sekuestrimeve pasurore në 5 vitet e fundit. Hetimet e nisura kryesisht nga prokurorët janë shtuar me 12.3%. Janë sekuestruar dhe konfiskuar 65.5 milionë euro pasuri – një rritje me gati 60% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më lartë në pesë vitet e fundit. Po ecën shumë mirë procesi i implementimit të sistemit elektronik CAMS është në zhvillim me mbështetjen e BE-së. Ne sot ne kemi një sistem që ka pavarësi prej politikës e që prodhon besim. Raporti i Kuvendit dëshmon se drejtësia penale shqiptare po ecën drejt konsolidimit të standardeve evropiane”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në vijim ai tha se mazhoranca ka përgjegjësinë historike për ta konsoliduar më tej këtë reformë dhe se drejtësia e re duhet të garantojë standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet evropiane.

“Po të ishte në dorë të një pjese të politikës, ajo pjesë që e sulmon edhe sot e gjithë ditën, Reforma në Drejtësi mbase nuk do të ishte bërë kurrë. Tani, po kjo mazhorancë, ka përgjegjësinë historike për ta konsoliduar më tej këtë reformë dhe shqiptarët të kënë më në fund drejtësinë e munguar qysh nga dita e parë e themelimit të shtetit tonë. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re. Sot ne po negociojmë denjësisht me Komisionin Evropian, me ambicien historike për të qenë në 2030 si të barabartë mes të barabartësh. Pas kapërcimit të madh që ne bëmë duke ia hequr drejtësinë nga duart politikës dhe çdo lloj ndikimi tjetër, sot është koha për një dimension të ri. Një drejtësi që të garantojë standarde të panegociueshme demokratike, njësoj si në vendet evropiane”, tha Lamallari.

Sa i përket vitit 2025, Lamallari tha se fokusi është transparenca, integriteti, siguria në godinat e gjykatave e prokurorive dhe përdorimi masivisht i teknologjisë.

“Në vitin 2025, ne nuk do të flasim më për reformë, por për konsolidim. Për drejtësi të matshme, të aksesueshme dhe të ndershme. Në këtë rrugë, Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të jetë jo vetëm një koordinatore e politikave, por një udhëheqëse e transformimit të sistemit sipas zotimit të bërë ndaj qytetarëve shqiptarë në radhë të parë, por edhe ndaj Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian në tërësi”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.

TË LIDHURA

Mbi dy orë raportim para deputetëve, Altin Dumani largohet nga Parlamenti
Politikë

Mbi dy orë raportim para deputetëve, Altin Dumani largohet nga Parlamenti

19:54 | 27/10/2025
Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

18:06 | 27/10/2025
Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai
Politikë

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

17:27 | 27/10/2025
Next Post
Dumani në Kuvend: Përmirësohet perceptimi i korrupsionit, Shqipëria me 42 pikë

Dumani në Kuvend: Përmirësohet perceptimi i korrupsionit, Shqipëria me 42 pikë

Hetimet pasurore/ Kreu i SPAK bën bilancin në Kuvend: 36,7 milionë euro pasuri të konfiskuara

Hetimet pasurore/ Kreu i SPAK bën bilancin në Kuvend: 36,7 milionë euro pasuri të konfiskuara

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë
Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

by mirseda
22:30 | 27/10/2025
0

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të...

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com