Gjyqtari i Kushtetueses, Besnik Muçi është shkarkuar nga detyra. Vetëm pak minuta më parë është dhënë verdikti për gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Muçi nga KPA-ja. Kjo e fundit, ka gjykuar se ankimimi i Komisionerit Publik ka qenë i drejtë dhe për këtë arsye ka shkarkuar Muçin.
Sipas KPA-së, Besnik Muçi ka çënuar besimin e publikut te drejtësia.
Kujtojmë se para dy javësh, Komisioni Publik ka kërkuar shkarkimin e Muçit për pasaktësi dhe pamjaftueshmëri dokumentash për justifikimin e pasurisë së tij.
Më herët Besnik Muçi u konfirmua si anëtar i Kushtetueses me dekret nga presidenti Meta. Ai pasi kaloi shkallën e parë të vettingut u ankimua nga Komisioneri Publik.
Në seancën dëgjimore para KPA-së, Muçi kërkoi rikonfirmim në detyrë. Ai pretendoi se e kishte kaluar vettingun si nga KPK ashtu edhe nga KED, pretendime që u rrëzuan sot.
I rrezikohet karriera nga biznesmeni, ish-prokurori Besnik Muçi del para KPA
Vakancë tjetër në Kushtetuese? Pritet verdikti për Besnik Muçin