Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është akuzuar për mashtrim tatimor nga prokurorët spanjollë, gjatë kohës kur ka qenë si trajner i Real Madridit.
Portugezi Mourinho është akuzuar për mashtrim në shifrën 3.3 milion euro (£ 2.9; $ 3.6) në taksat nga periudha 2011- 2012.
Një prokuror tha se ai nuk ka deklaruar të ardhurat nga përdorimi i të drejtave të tij të imazhit në duke përfituar në mënyrë të paligjshme”.
Emra të tjerë të mëdhenj në futboll, janë akuzuar për mashtrim tatimor në Spanjë kohët e fundit, përfshirë edhe yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur me Mourinhon. Lojtari është akuzuar për mashtrim të autoriteteve tatimore me 14.7 milion €, duke fshehur edhe të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit.
Ai i mohon akuzat dhe po kërcënon të largohet nga Spanja.