Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri janë shtyrë sërish, pasi Prokuroria nuk grumbullon dot provat.
Burimet bëjnë me dije se afati i hetimeve për Tahirin është shtyrë me tre muaj nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Kjo është hera e tretë që shtyhen hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, duke qenë se Prokuroria nuk arrin dot të grumbullojë provat e nevojshme.
Afati zyrtarisht përfundon nesër, por prokurorët e çështjes, në mbledhjen e zhvilluar kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti.