Ambasadori Donald Lu ka mbërritur në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Rama.
Lu është parë të futet në zyrën e Ramës, pak minuta më parë.
Takimi vjen një ditë pas dështimit të negociatave me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Më herët, Rama ka njoftuar se do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme në orën 12:00.
Nuk ka ende detaje rreth qëllimit të këtij takimi.