Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Laboratori në Has/ Droga vinte nga Afganistani, porositës grupi ‘Avdylaj’

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Zbulohen detaje të reja lidhur me laboratorin e drogës në Has. Mësohet se porositësi i lëndës narkotike ishte grupi i Avdylajve, të cilët njihen ndryshe si “të fortët e Shijakut”. Dyshohet se Lul Berisha ka marrë përsipër të garantonte transportin e lëndës narkotike, ndërsa destinacioni final ishte Gjermania.

Sipas burimeve të BalkanWeb, ndërsa grupet kriminale po bënin gati për transport sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar nga policia në laborator ka mbërritur dokumentet nga autoritetet gjermane, me informacione të detajuara sipas të cilave, grupe kriminale shqiptare po bënin gati transportin e një sasie të konsiderueshme droge.

Në këto kushte u operua me masa sigurie në mungesë nga gjykata për anëtarët e grupit kriminal. Ndërsa për Lul Berishën është kërkuar vetëm kontrolli në banesë, pasi kishte dyshime se lënda narkotike do të gjendej në shtëpinë e tij.

Nga kontrolli rezultoi se në banesën e Lul Berishës nuk u gjet asnjë send i paligjshëm, ndërsa familjarët e tij ngritën pretendime me ana e efektivëve nuk u paraqit asnjë dokument urdhër kontrolli i lëshuar nga prokuroria.

Po ashtu, të përfshirë në trafik janë edhe dy biznesmenë turq, që siguronin lëndën narkotike në Afganistan dhe më pas arrinin ta fusnin në Shqipëri.

Gjithnjë sipas dyshimeve, droga do të transferoj për në Gjermani nga porti i Durrësit, përmes garancive të dhëna nga Lul Berisha.

Sa i përket përfshirjes së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, në konferencën e përbashkët Prokurori – Polici u tha se ai akuzohet për ndikim të paligjshëm, tjetërsim pronash e falsifikim dokumentash, por prokuroria për Krime të Rënda thotë se të afërm të tij kanë bashkëpunuar me grupin Avdylaj për transportin e hashashit. Konkretisht një rast i goditur nga policia, sasia prej 1 ton kanabis sativa e nisur nga Velipoja për në Itali, si edhe një tjetër rast gjithashtu i goditur nga shteti italian.

Tags: drogagrupi ‘Avdylaj’Laboratori në Hasnga Afganistaniporositësvinte

TË LIDHURA

Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

18:06 | 08/06/2026
Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026
Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Next Post

Kush është sportisti shqiptar, i arrestuar pas mega-operacionit në 12 qarqe?

Merr fund banda shqiptaro-greke, ishin kthyer në tmerrin e argjendarive në Athinë

Dokumenti/ Vasili: Arta Marku i mbyll çështjen vetes me të njëjtin prokuror që…







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

by mirseda
18:06 | 08/06/2026
0

Pensionet vijojnë të kushtojnë më shumë sesa arkëton skema e sigurimeve shoqërore. Edhe pse gjatë vitit të...

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

18:00 | 08/06/2026

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com