Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi foli shqip në seancën e sotme parlamentare në Maqedoni.
Përdorimi i gjuhës shqipe nga Xhaferri, ka shkaktuar nervozizëm në radhët e deputetëve të VMRO-së. Njëri prej tyre, Ilija Dimovskin, iu drejtua Xhaferit duke e quajtur deputet dhe jo kryeparlamentar, raportojnë mediat në Maqedoni.
Nga ana tjetër Xhaferi i është përgjigjur: “Unë nuk i ndaj deputetët nëse duhet t’u drejtohem në gjuhën shqipe apo në atë Maqedonase”.
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, është një ndër pikat kryesore të marrëveshjes mes forcave politike shqiptare dhe LSDM-së së Zaevit, dhe Talat Xhaferi hodhi sot hapin e parë drejt institucionalizmit të shqipes.